121 vepra të artit që janë në Hotelin Grand do të transferohen në Galerinë e Arteve

Kultura

121 vepra të artit që janë në Hotelin Grand do të transferohen në Galerinë e Arteve

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 21:23
Galeria Kombëtare

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhjen e radhës të saj.

Në këtë mbledhje online pas shqyrtimit është aprovuar nga kabineti qeveritar edhe kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shpronësimin e 121 veprave të artit të autorëve bashkëkohorë, të cilat ndodhen në objektin e Hotelit Grand i cili është nën administrim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Këto vepra të artit do të barten në Galerinë Kombëtare të Kosovës e cila do të përkujdeset për ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat