Coronavirus me anashkaloi, por nuk me harroi!

Kultura

Coronavirus me anashkaloi, por nuk me harroi!

Nga: Bajram Sefaj Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:15
Bajram Sefaj

Si të pikte prej kupës së qiellit. E uruara Ajo! U përplas për tokë. Sakaq, sa mbyll e çel sytë. Gllabëroi dhe mbuloi me teshë të galme krejt botën mbarë. Njerëzimi ra përdhe. Më shumë nga frika, hutimi dhe paniku, se sa nga “dhembi” shkatërrimtar i ati atje virusi (mikrobi) të padukshëm që mezi e sheh syri magjik i mikroskopi më të ndjeshëm, sado inatçi e cikërrimtar qoftë, kur nuk i shpëton asgjë, në gjithësi (e rrethinë) pa e pa, pa ia marrë masën, në dimensionet më të imëta.

Ç’është ky dreq, ky djall me bisht, ç’është!

Ç’kërkon këtu në të zezën e, fatkeqen tokë, të kafshuar nga “tana anët”, mikrobesh, të mëdha e vogla, kur shpirtin, për bira të hundës donë t’ia nxjerrin robit të zotit, pjesës dërmuese të banorëve (banuesve) të saj.

Hajt, grahi pelës, mos fol shumë!

Mos pyet shumë se të zuri belaja...!

*

Kështu e nisa këtë skicë për tregim, shumë ditë më parë se të “më zëntë belaja”. Kur isha në breg. Shendosh e mirë dhe larg kthetrave të kësaj shtrige të ligë e të pabesë, kur e gjunjëzoi botën mbarë. Duke e mbështjellë me arna të zi frike e paniku. E tashti, kur, ndërkohë, me roku për fyti e me kanxhat e saj të gjakosura veç shpirtin të nuk ma nxori për hundesh, ka eksperiencë të rrëfej një tregim krejt tjetër. E këtë do ta bëj, një ditë prej ditësh, kur t’i vjen vakti. Nëse kam ymër edhe ndonjë ditë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat