Plagosja e misionares së paqes Selli Beker me plumb në këmbë, Bajram Curr në 1998

Kultura

Plagosja e misionares së paqes Selli Beker me plumb në këmbë, Bajram Curr në 1998

Nga: Rexhep Shahu Më: 4 janar 2021 Në ora: 20:14
Rexhep Shahu

Ne cilën këmbë të ta bëj një vrime me plumb... e pyeti njeriu me maske Selli Bekerin ne Bajram Curr?! Dhe plumbi u ngul ne kemben e saj. Selli Beker, Engjelli i Mostarit qe kishte shpetuar 250 femije ne Mostar te Bosnjes kishte ardhe ne Tropoje te ndihmonte shqiptaret ne 1998.

Por krimineli me maske i doli ne udhe dhe i tha, ne cilen kembe don te ta bej nje vrime me plumb, njëlloj si ti thoshte a do të të qeras me një akullore. Kështu i tha një përson i maskuar në veren e vitit 1998 Selli Bekerit (Sally Becker) në Tropojë dhe e qëlloi me plumb në këmbë.

Ajo kurre nuk fajesoi shqiptaret. Ne intervistat qe dha, u shpreh se shqiptaret nuk me vrasin mua.

Asnjëherë nuk u mor vesh, si shumë gjëra që vdesin pa u marrë vesh, se kush dhe pse e plagosi anglezen Selli Beker, Engjëllin e Mostarit, këtë grua të jashtëzakonshme, këtë misionare të paqes, që kishte shpëtuar mbi 250 jetë fëmijësh në Mostar të Bosnjës dhe që kishte ardhë në ndihmë të banorëve të dëbuar të Kosovës në Tropojë.

Lajmin e pare per plagosjen e saj ia dha BBC perfaqesuesi i UNHCR, Xhemil Shahu, djali i xhaxhait tim.

Bill Foksten e ndihmoi Sellin të shërohej dhe të mos i këputej këmba nga gangrenizimi. Ne spitalin e BVajram Currit atehere kushtet ishin te renda. Billi Ia hoqi plumbin nga këmba.

Bill Fokstën, ushtaraku anglez, major që kishte ardhë shef OSBE-je në Tropojë. Bill Foxton u dashurua me Sellin dhe sot kane nje vajze qe ka moshen e lirise se Kosoves.

Bill Fokstën, me krahun e këputur në luftë, që i donte shumë shqiptarët dhe të drejtën e tyre, që ka vrarë veten, më ka dhënë një intervistë të jashtëzakonshme në Bajram Curr në qershor 1998.

Histori rrënqethëse po hyjnë në librin tim "Lufta ime për Kosovën", histori që pak ose aspak i dinë....

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat