Në Tiranë, Hoxhiq ia dorëzoi çmimin “Teuta” Xhevahir Spahiut

Kultura

Në Tiranë, Hoxhiq ia dorëzoi çmimin “Teuta” Xhevahir Spahiut

Më: 17 janar 2021 Në ora: 06:37
Tiranë

Të shtunën, në godinën e Librit Akademik të AKSH-së në Tiranë, në një ceremoni modeste për shkak të masave të Covid 19-të, shkrimtarit të spikatur shqiptar Xhevahir Spahiut iu nda Cmimin për Vepër Jetësore "TEUTA". Çmimin të cilin e ndan Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve "TEUTA" në kuadër të Manifestimit Letrar Trekufitar "Muzat e Alpeve" ia dorëzoi laureati paraprak i këtij Cmimi, Zuvdija Hoxhiq Berisha.

Hoxhiq: Cmimi "Teuta"në duar të duhura

"Kur m'u nda Cmimi "TEUTA" vitin e kaluar bëra shaka se "TEUTA" erdhi në duart e duhura.Por, përshtypjen se "TEUTA" kësaj radhe ka rënë vërtet në duart e duhura e pata kur lexova poezinë e çmueshme të Xhevahir Spahiut. Dhe, poashtu akademiku Jevrem Brkoviç dhe shumë të tjerë në Mal të Zi kanë vlerësuar se kjo poezi duhet të lexohet-tha kademiku Hoxhiq në fjalën e tij për të shtuar se "Cdo poet i mirë pavarësisht nga cili komb vjen është i çmueshëm për të gjithë sepse poezia është universale. Sigurisht, ai mbështetet në traditën sikur heroi antik Anteu i cili fiton forcën s herë vë këmbët në tokën mëmë. Ajo forcë ndjehet edhe tek miku ynë Xhevahir Spahiu, ajo lidhje e ngushtë me traditën por në një mënyrë moderne. Dhe unë jam tejet i lumtur që një poezi e tillë sot flet edhe në gjuhën malazeze dhe jam shumë i nderuar që më është dhënë mundësia të jem redaktor i librit "Moji dugovi(Borxhet e mia)" dhe sot, t'ia dorëzojë Cmimin "TEUTA" Xhevahir Spahiut".

Image

Londo: "Me vlerësimin e poezisë së Xhevahirit, vleresohet e gjithë letërsia shqipe

Shkrimtari i mirënjohur Bardhyl Londo tha ndër të tjera se poezia e Xhevahir Spahiut ka mundur shumë gjëra gjatë këtyre 50 vjetve e me këtë edhe Covidin, që është një betejë e jashtëzakonshmë. Ndërsa, duke vlerësuar krijimtarinë e Xhevahirit vlerësohet e gjithë letërsia shqipe. "Sidomos poezisë së tij, sepse Xhevahiri është ndër emrat më të mëdhenj të letërsisë sonë. Ndërsa, "TEUTA" jo vetëm se bën një punë të jashtëzakonshme ndërmjet shqiptarëve dhe popujve të tjerë, por ajo di të zgjedh me shije dhe kulturë".

Lafe: "Gjuha dhe letërsia të pandashme"

Akademiku Emil Lafe, gjuhëtari i shquar me këtë rast potencoi se si gjuha dhe letërsia janë të pandashme. "Sepse, poetët dhe shkritmarët janë ata që mbruajnë brumin e gjuhës letrare dhe na japin neve gjuhëtarëve lëndën e parë. Gjuhë letrare pa letërsi nuk mund të ketë, por punën e mirë që bëjnë letrarët për fat të keq jo rrallë e prishin disa nga gazetarët.Sepse, letrarët kruajnë kokën dhe lapsi iu rëndon sa shati, ndërsa gazetarët nuk kanë kohë dhe shpejt e shpejt fjala e parë që iu vie e e përcjellin dhe ato na vrasin veshin kur i dëgjojmë...Gjithësesi, përgjegjësia gjuhësore e shkritmarit është e madhe, ndërsa Xhevahir Spahiu është nga shkrimtarët më të përgjegjshëm për gjuhën".

Image

"Teuta" ka përshkuar 18 komuna e bashki deri në Bukuresht

Për historikun e "TEUTëS", e cila që nga 2013-të ka përshkuar 17 komuna dhe Bashki të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të ZI, deri në Bukuresht me turin katërditor "Shkrimtarët lobojnë për Kosovën", foli shrimtari nga Tirana, prof.Sadik Bejko . Dimitrov Popoviq, shkrimtari nga Podgorica u fokusua në figurat eminente të letërsisë shqipe dhe malazeze të cilat "TEUTA" ka zgjedh si laureatë të saj. Kryetarja e shoqatës Ajetë Beqiraj tha se:"Falë kontributit të miqve të saj shkrimtarë dhe dashamirëve të letërsisë në treshtetëshin Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, "TEUTA" ia doli të kurorëzojë me sukses edicionin e 8-të manifestimit "Muzat e Alpeve" duke sfiduar sfidat e shujmëfishta të pandemisë. Ndërsa, duke vlerësuar dhe përkthyer ndër vite shkrimtarët më eminentë të hapësirave, "TEUTA" po nderon ata dhe vetveten".

Dr.Orges Spahiu: "Le të jetë kjo udhë, diell për të gjithë ne"

Të pranishëm ishin edhe bashkëshortja e Xhevahirit, Marjeta, si dhe i biri i dr. Orgesi, i cili falenderoi "TEUTëN":"Në emër të mbarë familjes për gjithë këtë punë që keni bërë dhe këtë gëzim që i sollët babait tonë, si për librin e përkthyer i cili krijon mure bashkëpunimi dhe ura bashkimi fizike dhe zhpirtërore, pa cka se jemi në përiudhë "covidiane"që ana jonë mjekësore, është e vështirë të takohesh në këto momente. Gjithësesi ëhtë një sifdë për të ardhmen dhe hapat që duhet të bëjmë për më tepër afrim dhe bashkëpunim në të ardhemn,Uroj që kjo udhë të jetë ashtu sic thotë babai im, diell për të gjithë neve".

Xhevahirit i dorëzohet libri i përkthyer "Moji dugovi"

Me këtë rast, Xhevahir Spahiut iu dorëzuan edhe ekzemplarët e përmbledhjes nga opusi i tij poetik "MOJI DUGOVI(Borxhet e mia)"botim i "TEUTËS", në përzgjedhje të Xhevat Limanit dhe Ajetë Beqirajt, me përkthim të Nikollë Berishajt si dhe me recenzion dhe redakturë nga akademikët Jevrem Bërkoviq dhe Zuvdija Hoxhiq Berisha.

Xhevahir Spahiu-Laureat i 8-të i "Teutës"

Laureatë të deritanishëm të Çmimit për Vepër Jetësore "TEUTA" janë shkrimtarët e shquar të letërsisë shqipe dhe malazeze: Jevrem Brkoviq(Rugovë 2013); Dritëro Agolli(Risan 2014); Ramiz Kelmendi(Bajram Curr 2015); Mirash Martinoviq(Junik 2016); Moikom Zeqo(Tuz 2017); Nazmi Rrahmani(Krujë 2018); Zuvdija Hoxhiq Berisha(Prizren 2019)si dhe laureati i denjë, Xhevahir Spahiu, të cilit iu nda cmimi në Petnjicë dhe iu dorëzua, të shtunën në Tiranë, me Motivacion: "Skalitës i shkëlqyer i fjalës dhe i zbulimeve të papritura të thellësive të saj, si rrënjë dhe qiell në botën shqiptare, "edhe në lëvizjen e saj nga një pikë e vdekur", siç thotë vetë një varg i poetit. Poezia e Xhevahir Spahiut, shoqëron breza të tërë si shprehës i mbijetesës dhe i modernizmit, si shpirt dhe krenari për të qënë bir i një toke të përndritur nga bukuria njerëzore. Adhuruesi i tekstit poetik dhe teksteve të këngës së Xhevahir Spahiut, do të ndjejë gjithëmonë fuqinë për ta transformuar fjalën dhe për të arritur së bashku me poetin në majat e artit poetik të shqipes".

Me këtë, Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve "TEUTA" duke sfiduar gjëndjen e jashtëzakonshme me pandeminë ia doli të kurorëzojë me sukses edicionin e 8-të Manifestimit Letrar Trekufitar "Muzat e Alpeve", i cili është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, Komuna e Pejës dhe Komuna e Petnjicës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat