‘Janë disa çaste gjatë jetës kur dikush të mungon aq fort, saqë do të doje ta nxirrje nga ëndrrat, për ta përqafuar’

Kultura

‘Janë disa çaste gjatë jetës kur dikush të mungon aq fort, saqë do të doje ta nxirrje nga ëndrrat, për ta përqafuar’

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:48
Paulo Coelho

Paulo Coelho, autori brazilian i shumë librave të përkthyer në të gjithë botën, është një ndër shkrimtarët më të mirë të kësaj epoke, i nderuar me çmime shumë të rëndësishme.

Mes shumë sukseseve të tij, janë edhe shprehjet e librave, të cilat kanë mbetur gjatë në memorien e çdo lexuesi që është takuar me penën e tij.

Ju sjellim disa nga thëniet më të bukura të Paulo Coelhos

1. Dashuria mund të na dërgojë në ferr apo në parajsë, por gjithmonë ajo na çon diku.

2. Të mençurit janë të mençur vetëm për shkak se dashurojnë. Budallenjtë janë budallenj vetëm për shkak se mendojnë që mund ta kuptojnë dashurinë.

3. Kur një person dëshiron me të vërtetë diçka, i gjithë universi “bën plane” për ta ndihmuar që të realizojë ëndrrën e tij.

4. Nëse unë jam me të vërtetë pjesë e ëndrrës tënde, ti do të kthehesh një ditë.

5. Ëndrrat janë gjuha e Perëndisë.

6. Bota ku po jetojmë do të jetë ose më mirë, ose më keq, në varësi të faktit nëse ne bëhemi të mirë ose të këqinj.

7. Ne bëjmë shumë shmangie, por jemi gjithmonë të drejtuar për tek i njëjti destinacion.

8. Ka vetëm një mënyrë për të mësuar, dhe kjo është me anë të veprimit.

9. Çdo gjë mbi faqen e tokës ka një shpirt: mineralet, perimet, kafshët, apo edhe vetëm një mendim i thjeshtë.

10. Nëse ju filloni duke premtuar atë që nuk e keni ende, do të humbni dëshirën tuaj për të punuar në drejtim të realizimit të saj.

11. Asgjë nuk mund ta zëvendësojnë përvojën.

12. Kur dikush merr një vendim, ai po zhytet në një rrymë të fortë që do e marrë me vete.

13. Për shkak se ekziston një forcë e cila dëshiron që ju të realizoni Legjendën tuaj Personale; ajo “lag” oreksin tuaj me një shije të suksesit.

14. Njerëzit mësojnë herët në jetën e tyre se cila është arsyeja e tyre e të qenit. Ndoshta kjo është arsyeja pse ata heqin dorë kaq herët prej saj.

15. Njerëzit janë të aftë në çdo kohë në jetën e tyre, të bëjnë atë që ëndërrojnë.

16. Janë disa çaste gjatë jetës kur dikush të mungon aq fort, saqë do të doje ta nxirrje nga ëndrrat, për ta përqafuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat