Cikërrime që, megjithatë, lëndojnë

Kultura

Cikërrime që, megjithatë, lëndojnë

Nga: Bajram Sefaj Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:30
Bajram Sefaj

Nuk meriton të bëhet potere e madhe, aq më pak, të ngrihet pluhur i dendur rreth këtyre dy temave që, natyrshëm, hynë në orbitën vrojtuese (nën llupën time zmadhuese!), prandaj po i trajtoj njëherazi dhe brenda një shënimi fare të shkurtër, vërtetë ashtu është siç e titullova, në fillim, nuk janë tjetër gjë veçse një shënim çasti e rasti, (si rasti e çasti!).

Të bombarduar gjithandej, si konsumatorë të shtrënguar (të rregullt) që jemi, detyrimisht gëlltisim çfarëdo lloji informacionesh që, si reshje breshëri të ishin, vijnë nga të gjitha anët, kujtoj se është e drejtë legjitime (kushtetuese!) jona, të reagojmë, herë pas herë, (kohë pas kohe), ndaj disa gjërave të imëta e cikërrimave, në shikim të parë, por që, në anën tjetër, në anën e errët të tyre, lëndojnë, e prishin humorin, e vrasin veshin, e topisin midenë dhe e tretin edhe atë grimë (atom) gëzimi, nëse është strehuar diku, rreth shpirtit të lodhur, krejt të dërmuar!

Për shembull: Pse TVSH (Televizioni shqiptar), në emisionet e informative, të disahershme në ditë, i përzien termet, shtëpi e banesë psh, kur këto shprehimisht janë të ndara dhe secila ka kuptimin e vetë të plotë!

Pse e bën këtë? Për inat e bën! Nuk është për tu besuar. Për mos dije, aq më pak! Pse atëherë, njëmend!

Nuk jam gjuhëtar, as profesor albanologjie (gramatike e gjuhësie) nuk jam. Jurist jam! Aspak kompetent për shpjegime të hollësishme, prandaj nuk dua të ngarkoj vetën me kurrfarë gjynahu, mëkati as kabahati, veç po pyes: a thua nuk e dinë kolegët e koleget e mi, gazetarë e gazetare të TVSH, ndryshimin në midis banesës dhe shtëpisë!!!

në shtëpi banohet, sigurisht, nuk është mëkat i madh që edhe shtëpia të quhet banesë, kuptohet, por, megjithatë, shtëpia është shtëpi, e banesa është apartament, në domethënien me të thjeshtë të fjalës. Në kuptimin tradicional të fjalës, ndryshimi midis banesë dhe shtëpisë, megjithatë, është shumë i madh. Si dita me natë, është dallimi. Në princip, në fshatrat e Shqipërisë, pos në raste të rralla e të jashtëzakonshme, (kujto epokën e xhaxhit kur pranë çdo pusi nafte, apo gryke miniere për eksploatim, sado të përkohshëm të “diamanteve dhe xeheve të tjera të arit dhe dukatit”, ngrihej nga një godinë të surmë, “pallat” (haj kuku haj!), nergut për punëtorët e gjorë), banesa nuk ka. Në fshat, ka shtëpi private (individuale) me oborr, kopsht, bahçe, avlli e dyer të oborrit, me kotec pulash, kosh kallamboqi (misri)... Nëpër qytete ka godina banimi, ka banesa, duke filluar nga garsonjerat e vogla e deri të apartamentet (banesat) e mëdha, njëdhomëshe e deri më pesë e më shumë dhoma.

A nuk e ditkan këtë, kolegët tanë të TVSH, nëse jo, jazëk u qoftë!

Banorët e fshatrave të nën Shkodrës, sa mund e përsërisin së shtëpitë e tyre, janë të përmbytura në ujë, deri në fyt, e TVSH, në kronika e veta me ngulm, si me inat, vazhdon t’i “përmirësojë “ ata. Shtëpitë dhe vilat tyre, duke i quajtur banesa!

*

Deri në pus neverie të fundosë mërzia e sëkëlldisja, kur e dëgjon në radio, tek interpretohet, madje disa (shumë herë) brenda 24 orëve të dite-natës, kënga popullore me refrenin “Shqipërinë e dua se jam shqi(p)etar, Kosovën e dua se jam kosovar!

Gërvallët një duet këngëtarësh, që nuk e di nga janë (me gjasë nga Kosova!). Kujtojnë të gjorët se e bënë namin, se po ia thonë një kënge patriotike, se ç’ke me të! Në e parë, të bën nervoz e ta prish humorin, ai shqiptim i deformuar, shqip(e)tar. Sikur t’i vinte në ndihmë ritmit të këngës, do të hahej (tolerohej) disi, por këtu si është, të bën nervor ajo “e” tepër dhe e pa nevojshme fare. Pa funksion asfare, për mjedis emrit shqiptar! E, e dyta, akoma më e çoroditëshme ( mund të lexohet: e dëmshme), interpretuesit, por edhe sajuesit e tjerë të melodisë, nuk e kanë idenë së kënga e tyre nuk është aspak patriotike, madje është e keqe e destruktive, n ë porosinë e saj. Bash sikur ta kishin krijuar e sajuar hasmit tonë, me mish e më shpirt, janë kundër bashkimit tonë kombëtar izluzonar.

Sajues të këngës, me refrenin “E dua Shqip(e)rinë se jam shqi(p)etar, e dua Kosovën se jam kosovar”, nëse nuk e keni ditur (nuk e dini) se ajo “e” është si hith, si therë, e shartuar, me dhunë, në trungun e emrit të bukur shqiptar, në nuk e keni ditur, a nuk e dini akoma ende, se më nocionin, “kosovarë” shkojnë të gjithë tok, jo vetëm shqiptarët, por edhe serbet, malazezet, turqit, romët dhe të tjera “nacionalne manjine” (pakicë kombëtare!) sikurse ishim ne shqiptarë dikur në Jugosllavinë e Titos, për ‘zot jazëk ju qoftë, përgjithmonë.

Edhe të shumë të tjerë, si puna ime, nuk e donë hiç këngën tuaj, rrini pa vesvese!

*

Jo, jo, me bren ndërgjegjja, a thash a nuk thash, asgjë të e re, të panjohur dhe të hajërit!

--------------

(Gaillard, në ditën e sotme, e premte, 29 janar 2021, ora 10 e 6 minuta!)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat