Nazisti që jetoi për më shumë se pesë dekada në SHBA u dëbua për në Gjermani

Kultura

Nazisti që jetoi për më shumë se pesë dekada në SHBA u dëbua për në Gjermani

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Një ish-roje i kampit të përqendrimit, nazisti 95-vjeçar, i cili kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara për më shumë se pesë dekada është deportuar në Gjermani.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Freidrich Karl Berger kishte qenë një roje i armatosur në sistemin e Kampit të Përqendrimit Neuengamme. Ai kishte jetuar në Tenesi pasi kishte ardhur në SHBA në vitin 1959, por një gjykatës i imigracionit urdhëroi largimin në muajin shkurt të 2020, njoftoi Agence France Presse

Vendimi pasoi një hetim të përbashkët që përfshiu Seksionin për të Drejtat e Njeriut dhe Prokuroritë Speciale të Departamentit të Drejtësisë.

Image

 

Të shtunën, Berger arriti në Frankfurt, ku do të merret në pyetje nga autoritetet lokale, tha zyra e prokurorit të Celle, sipas AFP.

Nuk është e qartë nëse do të përballet me procedime ligjore në Gjermani. Në dhjetor të 2020, prokurorët gjermanë hodhën akuzat kundër Berger, duke përmendur prova të pamjaftueshme.

Berger është një nga nazistët më të vjetër të mbetur për t’u kapur pas luftës së dytë botërore. Në vitin 2018, ish roja naziste Jakiw Palij, u dëbua nga SHBA pasi kaloi dekada në New York. Ai ka vdekur që atëherë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat