Poezi me natyrshmëri të thellë poetike dhe vlera të mirëfillta ideo-artisike

Kultura

Poezi me natyrshmëri të thellë poetike dhe vlera të mirëfillta ideo-artisike

Nga: Mikeel Gojani Më: 24 prill 2021 Në ora: 12:07
Mikeel Gojani

1.

Një moment më tepër se i bukur! Fondit të letërsisë sonë po i shtohet edhe një vëllim poetik, me titull mjaft metaforik, "Magjia e simfonisë" libër që do ta pasurojë këtë fond të librave nga bota poetike.

Libri, ka simbolikën tjetër, na vjen në një moment jubilar të 65-vjetorit të lindjes së poetes, që po ashtu është një dhuratë e bukur në një moment tepër të bukur.

Duke lexuar recensionin për librin të shkruar nga studiuesi i frytshëm dhe tepër kualitativ, Nexhat Rexha, redaktor i këtij libri, krijojmë përshtypjen se studiuesi Rexha ka bërë një punë të mrekullueshme, duke derdhur në vlerësim gjithë energjitë e tija që sa më mirë të shpalos vlerat ideo-artistike të këtij vëllime poetik, duke dëshmuar se libri ka arritur vlerat kulmore të artit, por dhe të ndërtimit të vlerave ideo-motivore.

Pra recensioni jep përshtypjen se është shkruar me profesionalizmin më të lartë.

2.

Me poezitë e poetes Gjolla Popi pata fatin të njihem që sa kohë të postuara në rrjetin social të facebook-ut. Dhe gjithherë më kanë zgjuar kureshtjen dhe nga leximi i atyre poezive kam krijuar përshtypjen që poetja Polla Popi shkruan vargje të një niveli tepër cilësor e kualitativ.

Po ashtu e nisa leximin e poezive të këtij vëllimi poetik me dëshirën që poezia e kësaj poeteje të mos më zhgënjente, sikurse më ka ndodhur me disa poetë të tjerë. Me zhgënjim unë nënkuptoj kur poezitë nuk të lënë mbresa, kur ato janë të errëta ose hermetike dhe kur ato nuk transmetojnë emocione dhe mbresa jetësore. Tashmë kam pasur kënaqësinë, ndoshta nga të parët poezitë e këtij libri, themi që poetja Zoica Gjolla Popi nuk na zhgënjen me poezitë e saja të veçantë, por, tregon, përveçse një prozatoreje origjinale, është edhe një poete me ndjeshmëri të lartë, e veçantë dhe unikale.

3.

Poezia e poetes Gjolla Popi, pasi e mbaron së lexuari të lë një ndjesi të bukur si ajo që të lënë gjithë poetët e suksesshëm. Para së gjithash është një poezi mendimi, e derdhur në vargje të lira. Motivet e librit janë motive bashkëkohore, mbresa personale, meditime, mall, dhimbje, shpresë...

Poezia e Zoicës është një poezi kryesisht meditative, lakonike, hera herës e mbyllur si një ditë dimri me te vetëtimash e hera – herës e kthjellët si peizazhet malore dhe pranverore të vendlindjes së saj.

Në galerinë e poezive të shuma gjejmë shumë poezi të bukura. Disa nga poezitë mbresëlënëse mund t’i veçojmë poezitë, si “Jetëëndërr”, “I fatit”, “Melodi e shpirtit”, “Nëpër mjegullnajë”, “Ireale, “Riciklim”, “Dy brigje”, “Zinxhiri i kohës” etj.:

Çmësojeni!

Atë të jetojë për vete

se deri tani kjo botë e marrë

është dashuruar me të tjerët

me fuqinë në formën urdhërore

ti........ju...... ata

Varg i pakëputur

në zinxhirin e kohës.

(Poezia, Zinxhiri i kohës, fq. ------)

Vargje tepër brilante dhe me vlera esteto-artistike dhe ideo-motivore hasim edhe tek vargjet e poezisë me titull: Nëpër mjegullnajë:

Nëpër mjegullnajë

jepi formën e dorës tënde

dy duar, në ledhatim të këndëshëm

le të vallëzojnë.

Në butësinë e prekjes e puthjes së zgjatur, le të flerë

ç’u zgjua në surprizën

e një ëndrre të bukur

Ja ku erdha.....

kalëruar në mungesën e çmendur.

(Poezia, Nëpër mjegullnajë, fq.----------)

Sikur te këto poezi, por edhe tek të gjitha poezitë tjera të këtij vëllimi poetik, ndeshim një strukturë të pasur metaforike , që ka dimensione të dukshme. Pra, janë vargje magjike të ngërthyera me vlera të jashtëzakonshme.

Në gjithë poezinë e poetes Gjolla Popi shihet një vështrim shumë të gjerë dhe tepër përmbajtjesor, ku poetja ka parë thellë brenda vetes duke përcjell tek bota përjetimet e saj. Kjo ahtë një prej cilësive themelore të artit. Prandaj poetja Gjolla Popi e ka bërë artin të ketë subjektivitet e individualitet, pra e ka bërë të jetë art autentik.

Nga kjo pikëpamje lirisht mund të theli se poezia e poetes Gjolla Popi është një poezi që arrin vlerat e mirëfillta të një vargu tepër cilësor dhe i cili do t’u qëndrojë kohërave.

Poetja Gjolla Popi ka vite që lëvron me sukses një poezi të bukur dhe komunikuese. Duke qenë edhe një njohëse e veçantë e gjuhës letrare dhe letërsisë ajo e di mirë sesa e efektive dhe sa emocion të jep një poezi e bukur, intime, e qartë dhe mesazhiste. Emocione të veçanta lënë poezitë intime e të dashurisë, e sidomos ato poezi kur autorja i vendos në optikë njerëzit e saj.

Uroj që autorja Gjolla Popi të ketë shëndet, po ashtu të shkruajë dhe të botojë edhe shumë vepra të tjera me vlera të mirëfillta!

Si përfundim do t’i uroj autores Gjolla Popi që të mos i shterojë pena kurrë, e që në të ardhmen të na jap dhe shumë krijime tjera poetike cilësore, të cilat do ta vendosin poeten Gjolla Popi në listën e krijueseve më të suksesshme bashkëkohore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat