Duke protestuar ne nuk marrim anë, por ndjehemi se jemi krijesa humane që quhemi njerëz

Kultura

Duke protestuar ne nuk marrim anë, por ndjehemi se jemi krijesa humane që quhemi njerëz

Nga: Agim Vuniqi Më: 16 maj 2021 Në ora: 09:36
Agim Vuniqi

Konflikti që shpërtheu në Lindjen e Mesme, pikërisht në Jerusalem filloi si mosmarrrëveshje për pronësi dhe u zgjerua në luftë, ku më së shumti po pësojnë civilët.

Dhe si kudo në botë qytetarët janë të ndarë në vlerësime, pro&contra, dhe siç ndodhë shpesh debati shpërqëndrohet nga tema e konfliktit në një debat politik të brendshëm paksa anues, të papërgjegjshëm, shpeshherë befasues, aspak human.

Është e vërtete që shteti vë në peshore interesin shtetërorë, para atij human dhe përpiqet që çdo vendim që e ndërmerr të pranohet si i drejtë, pse atëherë është ndërtuar ligji ndërkombëtarë, pse është ndërtuar OKB-ja, Gjykata ndërkombëtare, gjykatat vendore dhe shoqëria civile... Si do të ndryshohet bota për të mirë dhe do të korrektohen masat represive që ndërmerrë shteti, nëse nuk protestohet?

Qeveritë korigjohen përmes protestave qytetare dhe shoqërisë civile, qëllim i të cilave është mbrojtja e krijesave te pambrojtura: pleqeve, grave, femijeve... Çdo shoqëri përbëhet nga ata që përkrahin masat represive të shtetit, sepse ashtu ndjehen më të fortë, por në anën tjertër ka të tjerë që kundërshtojnë dhunën shtetërore të shprehur përmes protestave.

Ashtu siç ka ndodhur shpesh gjatë historisë bota është përmirësuar duke protestuar në vendin ku ka lindur demokracia, aty ku janë fituar të drejtat për votë përmes protestave, aty ku është kundërshtuar lufta në Vietnam dhe janë përdorë napalm bombat, aty ku gratë kanë fituar të drejtat e veta përmes protestës për vete dhe për te tjerët... duke u përmbyllur me levizjen e Martin Luter Kingut, të Mendeles...

Pra ne si qytetarë nuk vejmë në peshore armët se kush ka të drejtë, por si qenje jo të politizuara shprehemi kundër atyre që synojnë të realizojnë projektet politike duke mos kursyer gra e femijë, shkatërrojnë qytete dhe kultura, por protestojmë dhe kërkojmë paqe dhe drejtësi për të gjithë. Pra duke protestuar ne nuk marrim anë por ndjehemi se jemi krijesa humane që quhemi njerëz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat