Familjarë e miq nderojnë doajenin e muzikës shqipe, Ismet Bogujevci

Kultura

Familjarë e miq nderojnë doajenin e muzikës shqipe, Ismet Bogujevci

Më: 19 maj 2021 Në ora: 13:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Është mbajtur mbledhja komemorative për doajenin e këngës shqipe, të ndjerin Ismet Bogujevci.

Profesor Shaqiri ka thënë se me Ismetin u njoh më shumë në Ansamblin Kombëtar “Shota”.

“Ismeti ishte hallka e respektit tek unë, ishte miku im më i ngushtë. Ai hyn në pleatin e këngëtarëve të shquar”. tha ai.

Po ashtu edhe, politikani Skënder Hyseni tregoi për përjetimet dhe miqësinë që e kishte me të ndjerin Bogujevcin.

“Të flasësh në emër të miqve të Ismetit flet në emër të një armate të tërë. Ai kishte vetëm miq. Unë e kisha më shumë se mik se ishim rritë bashkë. Një familje kishim nuk kishte rëndësi ku na zinte dreka, darka a nata. U rritëm bashkë me muzikën, me teatrin e Podujevës.

Ndërsa, motra e Ismetit, Valbona Bugujevci, tha se i ndjeri ishte person që të jepte kurajo dhe mbështetje.

“Disa njerëz vijnë në këtë botë për të qenë të veçantë she kur na lënë boshllëk shumë të madh. Ismeti si artist e njëri ka dhënë shembull. Ai ishte gjithmonë i pranishëm në familje si në momente të mira e të këqija. Ka pasë shumë dashuri në zemrën e tij andaj e donin të gjithë”.

Në fund u prezantua një dokumentar për Ismet Bogujevcin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat