Kush të ka hidhëruar

Kultura

Kush të ka hidhëruar

Nga: Skender Zogaj Më: 12 korrik 2021 Në ora: 22:26
Skender Zogaj

Erik, o burri i dheut -

Pse rri kaq serioz,

Tregoj në vesh gjyshit

Kush t'ka bë nervoz?

Unë jam krahu yt

Kudo që tē jesh -

Mu në zemrën tënde

Gjithmonë do më kesh!

Sikur Robin Hudi

Shigjetën e zgjas,

Thembrën e Akilit

Saktësisht e godas.

Sepse për ty syrin

E bëj yll mëngjesi,

I dal në dyluftim

Çdo lloj Herkulesi!

Këndo zëshëm Erik-

Qeshu e hidh valle,

Si princat arbëror

N'Ilirinë e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat