Ambasadori i Izraelit viziton Muzeun Historik

Kultura

Ambasadori i Izraelit viziton Muzeun Historik

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 16:43
Pamje nga vizita

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, priti në një takim pune ambasadorin e Izralit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Në qendër të bisedës ishte 30-vjetori i lidhjeve diplomatike midis dy vendeve dhe aktivitetet e ndryshme kulturore që mund të mbahen në lidhje me këtë përvjetor në ambientet e muzeut, sikurse dhe lidhjet e marrëveshjeve të bashkëpunimit midis Muzeut Historik Kombëtar dhe muzeve të njohur të Izraelit si Muzeu Yad Vashem.

Postimi i plotë

“Pata kënaqësinë të mirëprisja në një takim ambasadorin e akredituar të Izraelit në Shqipëri, Z.Noah Gal Gendler.

Në qendër të bisedës ishte 30-vjetori i lidhjeve diplomatike midis dy vendeve dhe aktivitetet e ndryshme kulturore që mund të mbahen në lidhje me këtë përvjetor në ambientet e muzeut sikurse dhe lidhjet e marrëveshjeve të bashkëpunimit midis Muzeut Historik Kombëtar dhe muzeve të njohur të Izraelit si Muzeu Yad Vashem.

E njoha Z.Gendler me disa aspekte të pranisë historike të hebrenjve në trojet shqiptare si dhe bashkëjetesës midis komuniteteve të ndryshme fetare si dhe rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ambasadori gjithashtu e vuri theksin në rolin që kanë patur shqiptarët në shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri përgjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u shprehur se do të punonte që materialet historike që i dëshmojnë këto ngjarje të njihen edhe në Izrael nga nxënësit e shkollave por edhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat