Nëse harroj, Shqipërinë     

Kultura

Nëse harroj, Shqipërinë     

Nga: Xhelal Hoxha Më: 24 shtator 2021 Në ora: 08:59
Xhelal Hoxha

 Nëse e harroj, Shqipërinë?

Mos qofsha fare në jetë!

Harrofsha emrin tim;

 

Gjakun,dashurinë e lirinë

Qofsha i humbur, gjithmonë në jetë

Më humbtë absolut fara e fisi im!

 

Nëse të harroj ty, Shqipëri?

Idealin tim shpirtëror e jetësor …

Mos e paça kurrë lumturinë!

Qofsha gjithmonë i vetmuar,

Mbetsha përherë i shëmtuar!

 

"Më  thirrshin gjithmonë emrin tradhtar!”,

dhe gjatë jetës time,më shkoftë jeta i verbuar;

Përfundofsha keq në varr!

 

Në vendin tim të mirë e të lirë!

"Nuk do ta meritoja që t’më thoni

në fund të jetës time, as lamtumirë"!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat