Duke shfletuar serinë “Saga e varrezave të librave të harruar" të Carlos Ruiz Zafónit - "I burgosuri i qiellit"

Kultura

Nga: Merita Abazi Më: 27 shtator 2021 Në ora: 21:12
Veprat

Carlos Ruiz Zafón është shkrimtari më i vlerësuar bashkëkohor i letërsisë spanjolle në gjithë botën pas Miguel de Cervantes. Me veprën e parë "Hija e erës" që u kthye menjëherë në një rast letrar ndërkombëtar, ishte i pari i sagës së Varrezave të Librave të Harruar, dhe romanin e fundit të trilogjisë "Labirinti i Shpirtrave", një univers letrar, që e ktheu këtë sagë, në fenomenin e madh të letërsisë bashkëkohore, në të pesë kontinentet. Secili roman, titull, mund të lexohet sipas dëshirës sepse kanë një tregim që është në vete i pavarur por edhe personazhet dhe historia e jetës së tyre ,shtjellohen dhe në secilën vepër, zhvillohen rrëfime dhe dalin në sheh shumë sekrete mistike, duke u ekspozuar si kurrë më parë në rreziqe të paparashikueshme dhe pasione të mëdha, krime të urryera dhe ndjenja të trazuara, gjatë rrugëve të Barcelonës, herë të njohur e herë të panjohur dhe shqetësuese.

Gjithmonë e kam ditur se një ditë do të kthehesha në këto rrugë për të rrëfyer historinë e njeriut i cili humbi shpirtin dhe emrin nëpër hijet e një Barcelone të zhytur në gjumin e turbullt të kohërave të hirta dhe të heshtura. Janë faqe të shkruara midis flakëve të qytetit të të mallkuarve, fjalë të gdhendura në kujtesën e atij, që u kthye nga bota e të vdekurve ( Fermin Romero de Tores; David Martini ) me një premtim të ngulitur në zemër dhe me çmimin e një mallkimi. Këtu që në fillim na intrigon fillimi i romanit kur në librarinë e zotit Sempere hyn një vizitor i mbështetur në një shkop, i veshur me një kostum të errët demode, me një fëtyrë me lëkurë të shënjuar nga koha, që çalonte...e i shikonte librat, dhe u ndal te një kopje e shtrenjtë"Konti i Monte Kristo", duke e marrë dhe blerë e që nuk i interesonte çmimi i shtrenjtë(35 peseta e ia hodhi 100 peseta duke e lënë të ngrirë nga habia Danielin) me porosinë e shkruar: Për Fermin Romero de Torres, i cili u kthye nga bota e vdekurve dhe mban çelësin e së ardhmes.

Ai i tha ftohtë ta dërgojë librin, atij që ia përkushtoi.

Kështu nis aventura ecejake nëpër kohë, njerëz e stuhi turbullirash të luftës, arresteve, kazamatet, mundimet ç'njerëzore, vrasjet...

Gjuha e pasur e Zafonit nuk të le të qetë asnjë moment, sepse tregimi plot tension, mistere e të papritura, na le të shtangur me forcën e emocioneve, e me një delikatesë na josh dritëhijen e Barcelonës së magjepsur.

Carlos Ruiz Zafónduke i hapur dyert e së shkuarës dhe fantazmave të vjetra, vjen për ta trazuar të tashmen përmes kujtimeve të Ferminit; për të mësuar një të vërtetë të dhimbshme që është mbajtur fshehur deri më tani. Danieli duhet të hyjë në një epokë të mallkuar, në rropullitë e burgjeve të MONTJUICIT, që të zbulojë se cila ujdi djallëzore e mbante lidhur David Martinin, Izabelën, me Mauricio Vallsin një njeri i prapshtë , simbol i regjimit të Frankos.

Në roman kemi {"I burgosuri i qiellit"} , trazimet shpirtërore të dashnorëve, burrave ndaj grave të tyre, Beatrisi, Bernarda, Rocio...

Helmimet në vazhdë, kërcënimet e shantazhet, pamja dhe gjendja e mjerë e të burgosurve politik, maltretimi i tyre, shtyrja për t'i spiunuar të burgosurit në të njëjtën dhomë, uria dhe dhënia e ushqimeve që nuk shikohen e ku më të hahen etj, e bëjnë secilin nga këto pjesë të romaneve të lexohen pa frymë, sepse, Danieli është te i pari, në të dytin, në të tretin dhe në trilogjinë e fundit, normal me moshë tjetër, por me zbulime të reja, të historisë së familjes së tij,hapjes së misterit të vdekjes së nënës së tij Izabelëse ngadalë del në shesh edhe komploti nga regjimi. Romanet "Hija e erës", "Loja e Engjëllit", " I Burgosuri i Qiellit" dhe " Labirinthi i Shpirtërave" lexohen pa frymë dhe të lënë një ndjenjë që të kaplon të tërin, kënaqësinë dhe qetësinë shpirtërore.!

Secili nga romanet është mbresëlënës, plot me intriga dhe aventura.

Duke shfletuar veprën madhore të Carlos Ruiz Zafón, në atë të fundit “Labirinthi i shpirtrave”, ne i qasemi zbulimit të finales madhështore të sagës, që nisi me “Hijen e erës”, dhe arrin kulminacionin e forcës së rrëfimit Zafonian,icili ngre himnin madhështor në botën e librave, të artit të rrëfimit magjik dhe lidhjen e tyre midis letërsisë dhe jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat