Ansambli Gjilani fitues i vendit të –I-rë ne Festivalin Ballkanik Kumanovë 2021

Kultura

Ansambli Gjilani fitues i vendit të –I-rë ne Festivalin Ballkanik Kumanovë 2021

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 12:21
Ilustrim

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është kthyer nga Kumanova ku ishte pjesëmarrës në Festivalin e –I-rë Ballkanik  ,,BALLKAN FEST 2021” në Kumanovë te Maqedonisë se Veriut.

Ansambli ,,GJILANI” pati paraqitje të suksesshme dhe nga juria profesionale u vlerësua me vendin e –I-rë , me ç’rast i falënderojmë jurinë për vlerësimin.

Para një publiku të shumtë e artdashës , u interpretuan valle  burimore e koreografike, dhe këngë te përzgjedhura nga këshilli artistik i Ansamblit, me veshje kombëtare dhe kolorit të shkëlqyer dhe u prit  jashtëzakonisht mire nga publiku.

Në këtë ngjarje kulturore Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,GJILANI” është paraqitur krahas shume vendeve pjesëmarrëse dhe janë vendosur kontakte të shëndosha me të gjitha Ansamblet dhe grupet e të gjitha shteteve të tjera.

Kjo pjesëmarrje e Ansamblit Gjilani në këso lloj ngjarjesh kulturore konsiderohet shumë e dobishme për shkëmbimin e eksperiencave te të rinjtë ku iu dha mundësia që të shkëmbejnë përvoja dhe vizione të ndryshme mes tyre.

Pjesëmarrja e Ansamblit si përfaqësues i Komunës së Gjilanit dhe Republikës së Kosovës ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe dinjitoze.

Falënderim i veçantë për organizatoret ne krye me drejtuesin artistik të festivalit Z.Ilir Latifi për organizimin e shkëlqyer dhe pritjen e jashtëzakonshme.

Pjesëmarrja e  AKV “Gjilani” në këtë Festival është mundësuar nga kontributi i jashtëzakonshme i anëtarëve te ansamblit dhe Komuna e Gjilanit – Zyra e Kryetarit Z.Lutfi Haziri -Drejtoria për Kulturës, Rinisë dhe Sport.

Falënderojmë gjitha institucionet lokale dhe qendrore për mbështetjen e Ansamblit dhe Aktiviteteve te tilla, me synimin qe te ruhen dhe te kultivohen vlerat e tona tradicionale dhe shpirtërore, me shpresën që në të ardhmen mbështetja do te jete edhe me e fuqishme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat