​MKRS shpërblen me çmime artistët Agush Beqiri dhe Faik Krasniqi

Kultura

​MKRS shpërblen me çmime artistët Agush Beqiri dhe Faik Krasniqi

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 13:34
Foto nga takimi

Ministria e Kulturës ka ndarë çmimin kombëtar për vepër jetësore, "Muslim Mulliqi” për Agush Beqirin dhe çmimin vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor, për Faik Krasniqin.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se këto çmime janë mirënjohje për artistët në këtë fushë të artit.

"Jam shumë i lumtur që si ministër kemi mundësi edhe në këtë formë kemi mundësi të shpërblejmë artistët tanë. Është mirënjohje që shteti u jep artistëve dhe bazohet nga një juri profesionale", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat