Presidentja Osmani uron aktoren Gashi: Performanca jote solli në jetë telashet e grave të Krushës

Kultura

Presidentja Osmani uron aktoren Gashi: Performanca jote solli në jetë telashet e grave të Krushës

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:01
Yllka Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas fitimit të çmimit që Yllka Gashi e fitoi si aktorja më e mirë në filmin “Zgjoi”.

Osmani tha se Gashi ka arritur që të bëhet një yll ndërkombëtar duke e nisur karrierën prej ekraneve televizive në Kosovë.

“Yllka, ne jemi shumë krenarë me ty! Performanca jote në #Hive sjelli në jetë  telashet e grave të Krushës – vërtetë meritore”, shkroi Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat