Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, shkrimtari Bardhyl Londo.
Prej dy muajsh ishte i shtruar në spitalin Onkologjik në Tiranë.
Gjatë 10 ditëve të fundit për shkak se situata e tij ishte përkeqësuar, është mbajtur në Reanimacion, ku edhe dha frymën e fundit.
Pas mbarimit të fakultetit, Bardhyl Londo punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”. Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”.
Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.
Për shumë vite, Londo ka qenë dhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë nën logon e partisë Demokratike.