Urime 8 Marsin!

Kultura

Urime 8 Marsin!

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 mars 2022 Në ora: 14:26
Adem Bytyçi

Shtyllat kryesore të kombit janë nëna dhe mësuesi, pa këto dy personalitete nuk ka as familje, nuk ka as komb dhe nuk ka as shtet.

Në një shoqëri në të cilën vlerësohen këto dy vlera, kjo shoqëri arrinë suksese spektakulare në të gjitha fushat, si në arsim, dije, ekonomi etj. në të gjitha aspektet!

Historia e traditës dhe e familjes shqipëtare thotë: "Gruaja (nëna) është themeli dhe kulmi i shtepisë".

Sa më e lartë shkalla e emancipimit të gruas (nënës), aq më e lartë është shkalla e zhvillimit dhe përparimit të civilizimit të një kombi opo shoqërie!

Edhe një herë, urimet më të mira 8 marsin nënave dhe grave tona, të cilave u detyrohemi shumë dhe kërkohet që t'ju krijojmë kushte edhe këto të japin kontributin e tyre në ngritjen dhe përparimin e shoqërisë sonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat