Familjare - Cikël poetik nga “Kanuni poetik” I dhe II

Kultura

Familjare - Cikël poetik nga “Kanuni poetik” I dhe II

Nga: Atdhe Geci Më: 13 mars 2022 Në ora: 07:36
Ballina e librit

Bujk ishte babai im

dhe bujkeshë mamaja

por shtypja ata i vrau

dhe jeta shumë e rëndë

Në jetën e tyre t´ashpër

Në jetën e tyre me verë

ata përbënin një frymë

për ta mundur shtypjen

Mamaja vdiq më herët

babai vdiq më vonë

në të tëra ato beteja

prindërit qenë fitimtarë

 

Drunari

Tërë ajrin e atdheut tim

që erërat e shpërndajnë

është pasuri e natyrës

një prodhim amë i tokës

Dielli që ndritë atdheut

që ne sot e konsumojmë

është pasuri e të gjithëve

për një jetë më të begatë

Tërë rilindësit e kombit

që Prishtina i këndon

janë yje të Tiranës, të

Preshevës e të Tetovë.

 

Yjet në kopësht

Është natë dhe qetësi nate

toka kudo fle si përendeshë

kraharorin e kam plotë ditë

ëndërrat shtyhen për ëndërr

E mbaj në mend një takim

dhe pjesë tjera të atij takimi

përqafimi ishte i zjarrt, pas

puthjes bëmë shfaqjen tonë

S ́di sa jam e lumtur. Burri

që më deshi më tha “të dua”

këtë jetë unë e kam për vete

pas puthjeve unë dhe jepem!...

 

Auroni

Nga tërë vendet që ka bota

s ́ka më e bukur s´e Rogana

sa herë dielli bie n ́ katund

rrezet dielli i sjellë me fund...

Në Guramel dhe Frakamen

hapet gjithësia e fshatit tem

që nga toka gjer në qiell

e tërë Rogana e ka një diell.

Në vendlindje është sheqer

dielli luleve u jep e u merr

në Roganë pema ka stinë

gjethi në degë çel me rimë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat