Jessica Chastain fitoi çmimin “Aktorja më e mirë’, gjersa Jane Campion mundi edhe burrat në kategorinë “Regjisori më i mirë”

Kultura

Jessica Chastain fitoi çmimin “Aktorja më e mirë’, gjersa Jane Campion mundi edhe burrat në kategorinë “Regjisori më i mirë”

Më: 28 mars 2022 Në ora: 07:02
Jessica Chastain

Ka përfunduar mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve, “Oscars 2022”.

Jessica Chastain më në fund fitoi trofeun e saj të parë “Oscars” për “Aktoren më të mirë”.

Ajo e fitoi këtë çmim në sajë të rolit të saj shumë të suksesshëm në filmin “The Eyes of Tammy Faye”.

Chastain arriti të lërë prapa aktoret: Olivia Colman, Penelope Cruz, Nicole Kidman dhe Kristen Stewart.

Ndërkohë çmimi “Aktori më i mirë” shkroi për Will Smithin.

Jane Campion u bë gruaja e tretë që fiton çmimin “Regjisori më i mirë” gjatë një ceremonie shumë dramatike të “Oscars”, ku Will Smith u shfaq duke grushtuar komedianin Chris Rock, pasi ky i fundit bëri një shaka në lidhje me gruan e tij Jada Pinkett Smith.

Regjisorja 67-vjeçare Jane Campion u vlerësua për punën e saj në krye të filmit “The Power Of The Dog” gjatë ceremonisë së 94-të të çmimeve Oscar të dielën mbrëma.

Ajo mundi regjisorët: Kenneth Branagh – “Belfast”, Paul Thomas Anderson – “Pizza Jamball”, Ryusuke Hamaguchi – “Drive My Car”, dhe Steven Spielberg – “West Side Story”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat