Kosova po bëhet me teatër të operës dhe baletit, ky është lokacioni ku do ndërtohet

Kultura

Kosova po bëhet me teatër të operës dhe baletit, ky është lokacioni ku do ndërtohet

Më: 29 prill 2022 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Kosova ende nuk ka Teatër të Operës dhe Baletit.

Gurthemeli ishte vënë në vitin 2009, por e tëra ende mbet veç gropë, ku pas kësaj komuna e Prishtinës mbylli lokacionin për ndërtim,

Ndërsa dje Komuna vendosi për ndarjen e kësaj hapësire. Ndërtimi pritet të bëhet prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se kjo do të shërbejë edhe si platformë multifunksionale.

“Kemi pasur diskutime brenda 2.2 hektarëve sepse është një zonë shumë e madhe, kjo ka me pasë edhe funksion multifunksional që qendra eksibite të jetë më e madhja në rajon. Po ashtu edhe një zonë komerciale që ndërlidhet me baletin e opera, kjo hapësira që ndërlidh po ashtu Arbërinë me qendrën që krijon mundësi të shlirtë të qytetarëve pa pasur nevojë me hypë në makina. Pra ky është aspekti multifunksional dhe diskutimet me Ministrinë janë të tilla”, tregoj ai.

Ndryshe vitin e kaluar pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, hoqi dorë nga ndërtimi i këtij objekti afër Fakultetit Teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat