Nga Klubi letrar "Nositi" u mbajt ora letrare "Lulëkuqet e Prillit"

Kultura

Nga Klubi letrar "Nositi" u mbajt ora letrare "Lulëkuqet e Prillit"

Nga: Zymer Mehani Më: 1 maj 2022 Në ora: 08:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dje, më 30 prill 2022, nê Shtëpinë e Kulturës "Isa Kastrati" të Dardanës u mbajt ora letrare " Lulëkuqet e Prillit" nën patronazhin e Klubit letrar "NOSIT", ku morën pjesë, poetë nga të gjitha trevat shqiptare: nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova Lindore dhe nga qytete e tjera të Kosovës. 

Në  orën letrare të këtij manifestimi kulturor poetët   shpalosën frymëzimet e tyre artistike, duke i dhënë gjallëri jetës kulturore në qytetin e Dardanës.

Kryetari i Komunës z. Kadri Rahimaj , përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi kontributin e Klubit letrar ‘’Nositi’’, duke e mbështetur financiarisht Ai ndër tjerash tha se këto aktivitete po e mbajnë gjallë  qytetin tonë me fjalën e bukur artistike. Edhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Rinë Matoshi, premtoi se jeta kulturore në qytetin e Dardanës do të përkrahet në aktivitete kulturore edhe në të ardhmen.

Kryetari i KL "NOSITI"  të Dardanës, Prof. Nexhat Rexha ( në faqen e klubit që drejton) thotë se juria e konkursit letrar

“Lulëkuqet e prillit” 2022 (në përbërje: Prend Buzhala, Sabit Rrustemi  dhe Sinan Sadiku) vlerësoi se konkursi letrar ishte  i suksesshëm.

Në konkurs kanë ardhur 60 poezi. Juria është e kënaqur me nivelin artistik të poezive dhe ka vendos   që t’i ndajë të tri çmimet e parapara në konkurs. Pas leximit, rileximit, dhe vlerësimit të poezive nga secili anëtar veç e veç, juria është takuar dhe pas propozimeve,  diskutimeve e arsyetimeve në mënyrë unanime ka vendos të shpërblehen poezitë:

1. Vendi i parë, “Nostalgji”, shifra  “Daphne”
2. Vendi i dytë, “Me të dasht si nyje”, shifra “Lolita”
3. Vendi i tretë, “Rapsodi shqiptare në tri pamje”, shifra “Ulpiana”

Në konkurs kanë ardhur 25 tregime shumica e të cilave me nivel të mirë artistik. Juria ka vendos të shpërblehen tregimet:

1.  Vendi i parë, “Mbrapakthim i nji stine”, shifra, “Krerëz”
2. Vendin e dytë: “Djali me violinën e krisur”, shifra “Feniksi 66”
3.  Vendi i tretë, “Ora e zemrës”, shifra “Ritme jete”

Po ashtu Prof. N. Rexha njofton se ndërkohë do të publikohen edhe titujt dhe shifrat e punimeve të cilat juria ia ka rekomanduar për botim redaksisë së revistës letrare kulturore “Nositi”.

Juria e orës letrare në përbërje: Prof. Dr. Hysen Matoshi, Selvete Avdullahu dhe Burhanedin Xhemaili e përzgjodhi poezinë më të mirë të lexuar në orën letrare. Ajo ishte  “Kokë e madhe” e autorit Sulajman Dërmaku.

Klubi letrar “Nositi” nga Dardana  i falënderon: sponsorin e rregullt ndërmarrjen “Vëllezërit Borovci” SHPK, me pronarë vëllezërit Kamer dhe Mustafë Borovci; kryetarin e komunës së Dardanes z. Kadri Rahimaj dhe znj. Rinë Matoshi, Drejtoreshë e Drejtorisë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, të cilët e financuan këtë manifestim.

Duhetvtë theksojmë se këtë aktivitet letrar e moderoivshkëlwyeshëm Prof. Belgizare Kryeziu,  ndërsa z. Gani Kryeziu, me pasion e me vullnet të mirë po i regjstron me syrin e kamerës ngjarjet kulturore në qytetin e Dardanës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat