The Paris Time (1924) / Në pritje të formimit të një qeverie të re, Ahmet Zogu, prijës i Shqipërisë : “Qeveria revolucionare e Fan Nolit persekutoi kryengritësit matjanë!”

Kultura

The Paris Time (1924) / Në pritje të formimit të një qeverie të re, Ahmet Zogu, prijës i Shqipërisë : “Qeveria revolucionare e Fan Nolit persekutoi kryengritësit matjanë!”

Nga: Aurenc Bebja Më: 1 maj 2022 Në ora: 09:13
Ahmet Zogu

“The Paris Time” ka botuar, të mërkurën e 31 dhjetorit 1924, në ballinë, një shkrim në lidhje me rikthimin asokohe në pushtet të Ahmet Zogut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ahmet Zogu merr udhëheqjen e Shqipërisë

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
 
Beograd, e mërkurë. — Ahmed Zogu, prijësi i kryengritësve shqiptarë, i cili së fundmi detyroi Imzot Fan Nolin dhe kabinetin e tij të largoheshin jashtë vendit, i ka njoftuar Qeverisë Jugosllave se :

“Qeveria revolucionare e Imzot Fan Nolit, pasi ka provokuar me akte arbitrare dhe persekutime të llojeve të ndryshme një kryengritje në rajonin e Matit, është detyruar të largohet nga vendi. Në pritje të formimit të një qeverie të re dhe në përputhje me një dekret të qeverisë së vjetër legjitime, unë kam marrë drejtimin me të drejtë si shefi i ushtrisë së re. Të gjithë zyrtarët e kanë njohur autoritetin tim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat