Takimi i Madh i Prishtinës për Integrimet NdërShqiptare e NdërBallkanike

Kultura

Takimi i Madh i Prishtinës për Integrimet NdërShqiptare e NdërBallkanike

Nga: Ramiz Lushaj Më: 18 maj 2022 Në ora: 09:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Në traditën e Takimeve në Tiranë (2019, 2021), Gjakovë (2019, 2021), Plavë-Guci (2019, 2021) e Shkodër (2021), u mbajt në hotelin pesëyjesh “Sirius”(në salla e konferencave “Andromeda” e salla tjetër “Orion”), më 13 maj 2022: “Takimi i Madh i Prishtinës”, Takim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, me moton “Integrimet NdërShqiptare e NdërBallkanike”, organizuar nga “Gazeta e Alpeve” në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, ku merrnin pjesë 152 akademikë, diplomatë, biznesmenë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, ushtarakë të karierës në luftë e paqe, veprimtarë të shoqërisë civile, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Maqedonia e Veriut, Europa e Amerika.

me praninë e tyre Liburn Aliu- Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i Kosovës, Rozeta Hajdari- Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; ambasador Flamur Gashi dhe Dedë Prengaj- dy këshilltarë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë; ambasador Qemal Minxhozi- ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës; Shaip Kamberi- deputet popullor i Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë (kryesues i Delegacionit Shqiptar nga Lugina në këtë Takim), Enis Imamoviq- deputet popullor i SDA të Ugljaninit e Sanxhakut në Kuvendin e Serbisë (kryesues i delegacionit nga Sanxhaku në këtë Takim); Abdulla Domi- Kryetar i Këshillit të Qarkut të Kukësit; Armend Zemaj- deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ish Ministër i Shëndetësisë i Kosovës; Muharrem Zejnullahu- Konsull Nderi i Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë, Kryetar i Komunitetit të Shqiptarëve në BeH dhe ish-ambasador i parë i BeH në Shqipëri; dr. Ahmet Ulaj - personalitet i botës akademike e të biznesit, i humanizmit, një ndër tre themeltarët e kompanisë elitare “Gener 2” në Shqipëri; Nikollë Camaj- personalitet i shquar i Politikës, Arsimit, Kulturës e mediave në Malin e Zi (kryesues i Delgacionit Shqiptar nga Mali i Zi në këtë Takim); Sabit Bytyçi nga Amerika- ish Kryetar i Këshillit të Federatës PanShqiptare “Vatra” (2020-’22), një lobist e kontributor i shquar në Amerikë për Çështjen Kombëtare Shqiptare; shqiptaro-britaniku Skënder Përpepaj- biznesmen, humanist, i dekoruar nga Parlamenti Britanik e Presidenca e Shqipërisë, drejtori i parë i “Gazeta e Alpeve”; ambasador Mal Berisha- ish ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe në Republikën e Irlandës; Keisuke YAMANAKA - I Ngarkuari me Punë në Ambasaden e Japonisë në Kosovë; akademikët Rexhep Ferri (pasardhës i Jakup Ferrit) dhe Jusuf Bajraktari; Admirali i FLD, gjeneral Skënder Doçi- ish komandanti i parë i Batalionit “Atlantiku” në Amerikë, që morën pjesë në Luftën e Kosovës; gjeneral Fadil Hadergjonaj, një ndër komandantët e Betejës legjendare të Kosharës, ish Komandant i Forcave Tokësore (KOMFT)-FSK; akademikët Rexhep Ferri (pasardhës i Familjes së Jakup Ferrit) dhe Jusuf Bajraktari; prof. dr. Abdulla Mehmeti nga Tetova- kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut e shumë të tjerë.

“Takimin e Madh të Prishtinës” e hapi Ramiz Lushaj- kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve”- media PanShqiptare e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut).

“Takimi i Madh i Prishtinës” u përshendet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta, Përshendetje të cilën e lexoi Dedë Prengaj- Këshilltar i Presidentit.

Takimin e përshendeti edhe përfaqësuesja nga Lugina e Preshevës, Ardita Sinani- ish kryetare e komunës së Preshevës (deri në fundprilli 2022) një nga zonjat e shquara e simbol të botës e kohës së sotme shqiptare.

Ndërkohë i kishin përcjellë Përshendetjet e tyre me postë digjitale për “Takimin e Madh të Prishtinës” edhe personaliteti i shquar shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari-“Nderi i Kombit”, deputetja Ermina Leskaj Përlaskaj- e vetmja deputete shqiptare në Parlamentin e Kroacisë (Zagreb) e të tjerë.

Moto e “Takimit të Madh të Prishtinës” ishte “Integrimet NdërShqiptare e NdërBallkanike” , ndaj pati pesë kumtime: “Korridoret NdërShqiptare e NdërBallkanike si kontribut për integrimin europian” - nga ing. Liburn ALIU- Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës të Kosovës; “Mbi zhvillimet e integrimet ekonomike ndërshqiptare në Ballkanin Perëndimor” - nga Avni PONARI - Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri; “Për një paradigmë të re në integrimet kulturore ndërshqiptare” nga dr. Bujar LESKAJ- Deputet i Qarkut të Vlorës, ish Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve të Shqipërisë, ish Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, nismëtar e kontributor i vendosjes së Shtatores së Ismail Qemal Bej Vlorës në Prishtinë; “Roli i Diasporës Shqiptare në integrimet e zhvillimet ekonomiko-kulturore ndërshqiptare në Ballkan” - nga ambasador Flamur GASHI- Këshilltar i Presidentit të Shqipërisë, ish Drejtor i Institutit të Diasporës të MPJ të Shqipërisë; ish ambasador i Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë; pedagog i jashtëm në Prishtinë; “Ndikimi i Turizmit Malor/Alpin në integrimet e zhvillimet ekonomiko-shoqërore panshqiptare e ndërballkanike” - nga Skënder THAÇI- Kryetar i Shoqatës për Promovimin e Turizmit Malor të Kosovës, Administrator i Eko-Hotel Natyror Alpin “Magra Austria” në Pejë e Prishtinë.

E përshendetën Takimin e Madh të Prishtinës”, me pak fjalë miradije e zemre, edhe plaku 101-vje çar Haxhi Beqë Syla nga Gjakova, veteran e invalid i Luftës së Dytë Botërore; pjesmarrësi më i moshuari i Takimit, si dhe, më e reja e Takimit, këngëtarja 9-vjeçare Ergisa Hajdinaj nga Tropoja, me këngën e re “Mirë se të gjejmë Prishtinë, kryeqytet i Pavarësisë”- me muzikë të kompozitorit Skënder Dozhlani- Mjeshtër i Madh.

“Takimin e Madh të Prishtinës” e përshëndeti soprano e Operas së Milanos, Anila Hoxha Gjermeni, artiste me karierë të mirë operistike e koncertale në Itali e shtete të ndryshme të Europës, me këngët “Baresha” (në një interpretim të ri) dhe “Malli përtej detit”.

Gjithashtu u ndanë dhe mirënjohje e çmime të ndryshme nga “Takimi i Madh i Prishtinës”/“Gazeta e Alpeve”, si çmimet “Dardania”, “Nënë Tereza”, “Pjetër Bogdani”, “Konica”, “Bajram Curri”, “Cucë Avdyl Ulaj”, “Krenaria e Alpeve Shqiptare”; “Mark Krasniqi”, “Pena Alpine”, “Dom Ndoc Nikaj”, “Esad Mekuli”, “Çmimi i Meritës”, “Yjet e Alpeve” etj.

Fjala mbyllëse e “Takimit të Madh të Prishtinës” u mbajt nga dr. Islam Lauka- ish Ambasadori i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës, Zv/president i “Gazeta e Alpeve”, President i Qëndres Shqipatre të Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS), Drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike.

“Takimi i Madh i Prishtinës” i 13 majit 2022 do iu drejtohet me një Thirrje/Apel edhe institucioneve shqiptare e të huaja për integrimet plotore në organizma ndërkombëtare të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si Kosova (“Lëvizja e Lirë”, antarësimi në NATO, BE...OKB), Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi (antarësimi në BE), për Koridoret Autostradore e Hekurudhore NdërShqiptare e NdërBallkanike, si Koridori treshtetësh Adriatik-Alpe (Prishtinë-Gjakovë-Shkodër-Shëngjin-Ulqin); Rruga Ndër(kombëtare) Deçan-Plavë etj.

Për të pranishmit u shtrua dhe një Drekë zyrtare (salla “Orion”) nga komuna e Prishtinës dhe Hoteli pesëyjesh “Sirius”, me 127 pjesmarrës, ku u ndanë dhe disa çmime e mirënjohje, pati këngë e valle etj.

Në “Takimi i Madh i Prishtinës,, në hollin e Hotel “Sirius”, u ndanë mbi 3.000 Libra-Dhuratë në gjuhën shqipe për Shqiptarët në Luginën e Preshevës, Sanxhak dhe në Malin e Zi e një pjesë dhe në Maqedoninë e Veriut, për shkolla, biblioteka, shtëpi të shëndetit etj.

“Takimi i Madh i Prishtinës” i 13 majit 2022 filloi me homazhe nderimi me buqeta me lule tek Monumenti i Skënderbeut, Shtatorja e Nëna Terezës, shtatorja e dr. Ibrahim Rugovës, shtatorja e Zahir Pajazitit- “Hero i Kosovës”, busti i Madelene Ollbrajt- Sekretare Amerikane e Shtetit- mike e madhe dhe e përjetshme e Shqiptarëve.

“Takimi i Madh i Prishtinës” do të botohet libër më vete, me të gjitha temat, përshendetjet, dokumentet e veprimtaritë e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat