Art me të vërtetën/ Agim Rada: Obligim për të pasqyruar një të vërtetë historike

Kultura

Art me të vërtetën/ Agim Rada: Obligim për të pasqyruar një të vërtetë historike

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 20:32
Agim Rada

Artisti dhe skulptori Agim Rada e ka kthyer shtëpinë e tij në një vepër arti duke rrëfyer të vërtetën sipas tij.

Agim Rada: Kjo është një vepër arti që godet fort historinë. Bën të zgjiohen nga gjumi letargjik të gjithë qeveritë nga '90 e këtej, për ti thënë që tregoni të vërtetën mos e fshihni atë. Kësaj pjese aq të errët të historisë këto i kanë vënë një shtresë të padepërtueshme. Se ç'horror ndodhi këtu, se ç'holokaus i madh i tmerrëshëm ka ndodhur nuk ndjehet asnjë njeri.

Ai thotë se e ndjen si obligim pasqyrimin e realitetit.

Agim Rada: Duke pasur këtë obligim shpirtëror për të treguar një të vërtetë aq sa mundem pse të mos e marr unë iniciativë? Pse mos ta bëj unë këtë? Në tonelatat e dhimbjes së këtij kombi le të mësojnë një gram këto breza.

Këtë pikturë ja ka dedikuar të shkuarës dhe të tashmes së Shqipërisë.

Agim Rada: Ajo femra është simbol i Shqipërisë, është nëna jonë. Siç shikohet atje ato nuk është se  kanë të njëjtin mendim. Krejt e kundërta reflektohet atje, ato po e rrjepin të gjallë atë. Aty janë një fufë keqbërësish që kanë marrë fatet e Shqipërisë në dorë dhe urdhëro se çfarë po i bëjnë. Aty ke njerëz ng apozita, nga opozita, nga historia.

Përkrahë i qendrojnë edhe dy simbole të tjera.

Agim Rada: Një plakë i shkretë që nuk di ku të shkojë. Po ta shikosh, kali është ulërima jonë. Kali është Gimi, Gimi që ulëret që ka të paktën që kur kam qenë i vetëdijshëm 10 vjeç kam ulërit kundra të keqes. Kam thënë "O Zot ç'po ndodh në këtë vend!".

Një vend i fshehtë i dedikohet edhe dashurisë.

Agim Rada: Është një çift i fshehtë që puthen mbrapa kolone.  

Historia sipas tij nuk mund të fshihet për sa kohë ka njerëz që e kanë përjetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat