Një interesim i veçantë nga shtëpia botuese suedeze për poezinë shqipe në Boras të Suedisë

Kultura

Një interesim i veçantë nga shtëpia botuese suedeze për poezinë shqipe në Boras të Suedisë

Nga: Sokol Demaku Më: 18 shtator 2022 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Se poezia shqipe zë vend me rëndësi dhe është e respektuar në botë si duket është një qeshtJe që poet dhe shkrimtar shqiptar që nga Rilinidja kombetare e deri më sot kanë punua me shpirt në këtë drejtim dhe shihet se me të vërtet ja kanë arritur qëllimit të tyre madhor që gjuha jonë, letërsia shqipe, peozia shqipe të zë vend me rëndësi në botë dhe të adhruohet dhe të jetë e lexuar, nga lexues të huaj. Këtu do ndalem në prezentimin e poezisë shqipe në Skandinav inga ana e poetëve shqiptar anëtar të shoqatës kulturore shqiptare me emrin Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” me seli në qytetin e vogël suedez Borås, por me zemer të madhe për prezentimin e poezisë e ndër to edhe të poezisë shqipe.

Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” ka arritur të krijoj një bashkëpunim solidë me shoqata si motra suedeze të cilat merren me kultivimin e poezisë dhe rpezentimin e saj për publikun e gjërë në regjionin e tyre ku këto funksionojnë, kështu që kjo shoqatë shqiptare sot të themi e vetmja që merret me prezentimin e letersisë shqipe në tërsi në botë ka krijua një imazh pozitiv dhe tani radhitet në mesin e shoqatave më solide në prezentimin e letersisë shqipe në botë e konkretisht me rezultate të shkelqyera të prezentimit të poezisë shiqpe për adhurues të huaj të poezisë shqipe. Kjo shoqatë ka arritur me punën e saj dhe anëtareve të saj peot të vyer që cdo muaj të prezentojnë poezinë shqipe para publikut vendes në qytete të ndryshme suedeze. Ishin prezent në Festivalin ndërkombëtar ”Tranås at the Fringe”në muajin korrik, në fillim shatori ”Textval”në qytetin e vogël Ulriucehamn, në fund gushti në Borås në Festivalin e shoqtave kulturore me seli në këtë qytet ku poezia shqipe u prit me ovacione dhe duartrokitje nga publiku i pranishëm dhe ja tani edhe në qytetin e tyre serish prezentohem me gjashtë poet shqiptar para publikut vendas si dhe Shtëpive botuese suedeze të cilat kanë shprehë interesim që të dinë më shumë dhe të marrin më shumë informacion për letersinë shqipe e në veqanti për poezinë shqipe.

Ishte një kenaqesi e veqant kur publiku i prnaihsëm e prnaonte me aq kenaqesi muziklaitetin e peozisë shqipe dhe i duartrokiste poetit shqiptar për vargjet e thurura ne gjuhën e embël shqipe.

Me poezitë e tyre në gjuhën sjhqipe dhe suedeze para publikut suedez u paraqiten penatë e arta të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” Hamit Gurguri, Gladiola Jorbus, Adem Pllavci, Bahtir Latifi dhe Sokol Demaku.

Mendojmë se është koha që edhe shoqat simotra të jenë së bashku me këta entuziastë në afirmimin dhe kultivimin e gjuhës, kultures dhe letresisë shqipe në mërgatë, në menyrë që poezia shqipe te jetë në piadestalin më të lart atje ku e ka vendin në përgjithësi.

Ishte një punë e madhe e shoqatës suedeze ”Textval”, e cila përmes ketyre aktiviteve së bashku me poet dhe shkrimtar të krijoj kontakte dhe ura bashkëpunimi mes poeteve dhe Shtëpive botuese në Suedi, cka shpresojmë se do jetë në punë e frytshme dhe me shumnë suksese në tåe ardhme për poetët shqiptar që përmes shtëpive botuese suedeze të botojnë punimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat