Regjisori Woody Allen thotë se në të ardhmen do të fokusohet në shkrim, jo në film

Kultura

Regjisori Woody Allen thotë se në të ardhmen do të fokusohet në shkrim, jo në film

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 17:42
Woody Allen

Regjisori fitues i Oskarit Woody Allen, ka thwnw se filmi i tij i ardhshëm ka të ngjarë të jetë i fundit.

“Ideja ime, në parim, nuk është të bëj më shumë filma, por të fokusohem në shkrimin dhe tani po mendoj më shumë për një roman”, tha autori 86-vjeçar nw njw intervistw pwr Zero Gravity.

“Unë imagjinoj se romani do të ketë shumë humor, sepse kjo është ajo që më vjen natyrshëm. Por, nëse do të kisha një ide shumë serioze, nuk do të hezitoja të bëja të njëjtën gjë që bëra në disa nga filmat e mi”, shtoi ai.

Allen ka punuar në Evropë vitet e fundit që kur u rishfaqën akuzat për abuzim seksual nga vajza e tij Dylan Farrow, duke e bërë atë të humbasë popullaritetin mes financuesve, artistëve dhe audiencës.

Regjisori ka mohuar çdo akuzë, përcjell Klankosova.tv.

Filmat e tij përfshijnë “Bananas”, “Take the Money and Run”, “Annie Hall”, “Manhattan”, “Hannah and Her Sisters”, “Broadway Danny Rose”, “Bullets Over Broadway”, “Midnight in Paris”, “Match Point”, “Scoop”, “Vicky Cristina Barcelona”, ​​“Blue Jasmine”, “Rifkin’s Festival” dhe “Rainy Day in New York”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat