Organizatorët e "Gjilan Deep & Tech House Festival" ende pa pergjigje nga instuticionet

Kultura

Organizatorët e "Gjilan Deep & Tech House Festival" ende pa pergjigje nga instuticionet

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Ishte një risi mjaft e bukur jo vetëm për publikun e adhuruesit e muzikës tech-house por edhe për vetë zonën dhe vendin ku do të mbahej. Por "Gjilan Deep & Tech House Festival" nuk u mbajt më datën 1 Gusht në Gjilan konkretisht te vendi historik te Kalaja e Pogragjës.

Ne mësojmë se organizatorët tashmë janë të shqetësuar se pse nuk kanë ende një përgjigje konkrete se ishte këshilli i zonës apo Komuna pengesa kryesore, e gjithashtu mësojmë se tashmë avokati Ilir Shaqiri e ka marrë në dorë këtë çështje.

Sa ne kemi informacione qëllimi i këtij eventi që ishte i gatshëm të sillte dj. më të njohur në Evropë për të promovuar një nga vendet më historike dhe të vjetra në Kosovë por edhe për ti dhënë gjallëri Gjilanit me një super aktivitet me përmasa gjigante.

Por organizatorët ku pjesa më e madhe e tyre jetojnë në Diasporë thonë se nuk arrijnë ta kuptojnë nëse komuna e Gjilanit u distancua e nuk ofroi asnjë siguri në momentet e fundit, përveç një gjeneratori të vjetër që edhe ai nuk punonte, apo pse këshilli i fshatit nuk ishte i bindur të bashkëpunonte.

Ata janë në pritje të një përgjigjeje dhe besojnë në drejtësi, ndërsa ata janë më të fortë se kurrë se ky event vitin tjetër do të mbahet dhe kërkojnë vetëm siguri dhe bashkëpunim të sigurt nga vendasit nëse duan që ky vend të gjallërohet siç duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat