Sot, në Klinë është mbajtur një Takim letrar me shkrimtarin nga Tirana, Nasi Lera dhe është promovuar libri “Poetika e prozës së Nasi Lerës” i autorit Mikel Gojani

Kultura

Sot, në Klinë është mbajtur një Takim letrar me shkrimtarin nga Tirana, Nasi Lera dhe është promovuar libri “Poetika e prozës së Nasi Lerës” i autorit Mikel Gojani

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 21:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

E shtuna e sotme për kulturdashësit klinas mbetet një ditë e veçantë dhe e paharrueshme, pikërisht një ditë madhore, ku është mbajtur një takim letrar me shkrimtarin unik e të papërsëritshëm  të prozёs shqipe, Nasi Lera dhe promovimi i librit: “Poetika e prozës së Nasi Lerës” i autorit Mikel Gojani.

Kjo ngjarje është mbajtur në sallën e kuvendit komunal të Klinës, ku mikpritja për shkrimtarin e mirënjohur nga Tirana u shoqërua me një pjesëmarrje të mirë nga kulturdashësit dhe admiruesit e krijimtarisë dhe prozёs poetike të Nasi Leros, shkrimtar bashkëkohor e autor i shumë librave me tregime dhe romane, të cilat vepra edhe shumë prej tyre janë përkthyer në gjuhë të huaja botërore. Njëkohësisht gjatë këtij takimi është bërë edhe promovimi i librit “Poetika e prozës së Nasi Lerës” i autorit dhe shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, prof. Mikel Gojanit, i cili veç  tjerash dallohet për mjeshtërinë dhe stilin e tij të veçantë intuitive duke reflektuar, trajtuar dhe analizuar përmbi tre dekada në mënyrë profesional e mjeshtrore poetikën e prozёs së N. Lera, e qe edhe e ka titulluar librin e tij me emërtimin  e sipërpërmendur.

Moderimin e këtij takimi letrar dhe të promovimit të librit e shpalli të hapur moderatorja, znj. Jehona Gashi, e cili foli në mënyrë kronologjike për biografinë dhe krijimtarinë e shkrimtarit Nasi Lera si dhe për librin e autorit, Mikel Gojani.

Përveç  shumë të pranishmë e  tjerë morën pjesë edhe kryesuesi i asamblesë komunale, Fadil Gashi, zv/kryetarja, Marqe Tanushi-Selmanaj si dhe krijues të mirënjohur nga Prishtina, si Nazmi Rrahmani, Ibrahim Kadriu e Ramadan Mehmeti, krijues nga Gjilani, Dardana, Mitrovica, Gjakova, Obiliqi, Vushtrria, Peja, Istogu, Vitia, Rahoveci, Klina etj.

Me nga një fjalë rasti në këtë takim letrar dhe promovim libri është paraqitur edhe zv/kryetarja e pushtetit lokal të Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj. Ndërsa drejtoresha e kulturës, znj/sha Fatjona Gashi në emër të DKRS-së, për kontributin madhor në krijimtari i ndau një mirënjohje shkrimtarit, Nasi Lera,

po ashtu ishte edhe studiuesi mitrovicas, Halit Barani i cili i dhuroi bustin në miniaturë të Legjendarit Adem Jashari dhe kompletin e librave të tij.

Takimi është realizuar nën patronazhin e komunës, që kryesohej nga panelistët referues: prof. Anton Nikë Berisha, shkrimtari, Nazmi Rahmani, prof. Sabit Rrustemi, prof. Prend  Buzhala, prof. Nexhat Rexha, prof. Hajdin Morina, poligloti, Elvi Sidheri të cilët para të pranishmëve reflektuan me analiza, vështrime e studime rreth shkrimtarit, Nasi Lera dhe librit monografik të prof. Mikel Gojanit, të cilët ndër tjera vlerësuan lartë takimin letrar me Nasi Lerës dhe librin e autorit (të artikuluar nga Mikel Gojani), si një punimin ekselent dhe tejët të kompletuar qe do të mbetët si trashegimi për lexuesit dhe brezat letrarë.

Paraprakisht qe në fillim me një fjalë rasti është paraqitur autori i librit Mikel Gojani i cili foli për leximet dhe studimet e pergjithshme të veprave të Nasi Lerës.

Ndërsa fare në fund e mori fjalën edhe Nasi Lera, i cili foli për fillet e para të jetës dhe familjen dhe shtegëtimin e tij në udhët e krijimtarisë së përgjithme letrare shqiptare.

Disa herë me recitale poetike të shkruara nga Nasi Lera, është paraqitur aktori kosovar, Ismet Krasniqi-Lala i cili me recitalet poetike është mirëpritur mirë nga të pranishmit e kësaj ngjarje kulturore të ditës së sotme. Libri “Poetika e prozës së Nasi Lerës” u përcoll dhe ka zgjuar interesin e të pranishmëve për nga stili dhe mënyra e të shkruarit.

Në fund të kësaj ngjarje të promovimit të gjithë patën mundësinë  nga autori i librit të marrin nga një kopje të librit i cili libër do të shpërndahet nëpër shkolla dhe bibloteka të ndryshme mbarëshqiptare duke u bërë pjesë e botës së letërsisë shqiptare.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat