Ramë Beqiri, piktori dhe aktori që po korr suksese kudo

Kultura

Ramë Beqiri, piktori dhe aktori që po korr suksese kudo

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 janar 2023 Në ora: 19:01
Ramë Beqiri

Kur flasim për mërgatën nënkuptojmë jo vetëm shqiptarët që punojnë punë krahu në vendet e botës, por edhe shqiptar të sukseseshëm. Me punën e tyre kanë arritur të paraqesin vlerat e popullit tonë, kryesisht përmes sportit, artit në përgjithësi.

Ndër ata që përmendim është edhe i riu nga Ferizaj, Ramë Beqiri. Artisti shqiptar jeton dhe vepron në kantonin e Gjenevës.Ai pikturon  dhe njëkohësisht aktron në shumë teatro të botës, është pjesë e shumë projekteve filmike në kinematografinë zvicerane. Djali i aktorit, ndoqi rrugën e babait, fillimisht duke punuar në teatrin "Ardiana Abdullahu" në Ferizaj, derisa në vitin 2010 u vendos në Gjenevë.

Tani është anëtar i grupit të Festivalit internacional “Figog”. Duke qenë anëtar në këtë grup, qëllimi i Ramës është të promovojë edhe filmat nga Kosova në Zvicër. Çdo vit ai ka sjellë nga një film kosovar në festival.

Duhet theksuar se nga data 2 deri me y shkurt në Bolonja pritët të mblidhën piktorë nga gjithë bota, aty  do të jetë piktorja nga Shqipëria Rudina Simicia bashkë me Ramë Beqirin me të cilën synojnë të hapin edhe në Ferizaj një ekspozitë.

Ramë Beqiri, me punën e tij ka bërë të krenohen shqiptarët kudo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat