Një portret i rrallë i kryembretit arbëror Gjergj Kastriotit

Kultura

Një portret i rrallë i kryembretit arbëror Gjergj Kastriotit

Gjon Keka Nga Gjon Keka Më 7 shkurt 2023 Në ora: 08:48
Gjergj Kastrioti

Shumë autorë, historian, kronist, shkrimtar dhe poet e kanë përshkruar në frymën e tyre më të lartë karakterin e personalitetin mbikohor të kryezotit e mbretit arbëror Gjergj Kastriotit, poashtu edhe si një burrështetas, strateg, diplomat, komandant, gjeneral, vizionar e njeri i urtë e i papërsëritshëm. Por, janë gjithashtu edhe piktorët, skulpëtorët e artistë të ndryshëm që e kanë nxjerrë në dritë imazhin e tij nëpërmjet, gravurave, portreteve e skultpturave nga më të ndryshme, por gjithnjë duke u bazuar edhe në përshkrimet që janë bërë nga bashkëkohësit e tij, autorët, kronistët e historianët etj.

Me një fjalë ikonografia e kryembretit tonë arbëror Gjergj Kastriotit është tepër e pasur, dhe me përshkrime të ndryshme të imazhit të tij gjithnjë sipas syrit, dorës, frymëzimit dhe vendit që artisti e ka realizuar atë pikturë, gravurë, portret apo skulptur. Kjo tregon se kemi me mijëra e mijëra portrete, gravura etj që e pasqyrojnë në mënyra të ndryshme imazhin e Gjergj Kastriotit. Sidoqoftë një gjë nuk ka munguar asnjëherë, imazhi i tij kudo që është portretizuar, është realizuar ashtu sikur të ishte e një burrështeti, strategu, mbreti dhe vizionari e udhëheqësi të madhë shtetëror, ushtarak etj.

Edhe ky portret i rrallë të cilin e gjeta në një kronikë të vitit 1540 tregon në vazhdimësi imazhin e këtij kryembreti, kryeheroi të Arbërisë dhe Europës i cili la gjurmë jo vetëm në themelet e ngjizjes së identitetit kombëtar e shtetëror arbëror, (sot shqiptar) të kombit tonë, por edhe në themelet e Europës, të idesë së bashkimit dhe civilizimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat