​Gëzim Kruja, aktori i mbi një mijë roleve në skenë, sot tre vjet prej ndarjes nga jeta

Kultura

​Gëzim Kruja, aktori i mbi një mijë roleve në skenë, sot tre vjet prej ndarjes nga jeta

Më: 5 prill 2023 Në ora: 18:48
​Gëzim Kruja

Sot mbushen tre vite prej ndarjes nga jeta të mjeshtrit të madh, Gëzim Kruja. Ai la gjurmët e tij në interpretimin e mbi njëmijë roleve në skeçe të ndryshme. Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë akoma sot i kanë kujtimet e freskëta me të.

Gjurmët që i la në humorin shqiptar mbeten ende sot të gjalla tek gjithsecili prej nesh por më shumë tek miqtë e kolegët e tij, me të cilët bashkëpunoi për shumë vite me radhë.

Kujtimet me Gëzim Krujën i kanë të freskëta ende sot e kësaj dite.

Gëzim Kruja do të spikaste me rolet e tij të shumta në skenë, jo vetëm si aktor por edhe si autor i shumë komedive, recitaleve apo librave gazmor. Në karrierën e tij mbi gjysëm shekullore, ai do të luante mbi njëmijë role në skeçe të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat