​U mbajt Festivali i Bukës në fshatin Ostrets

Kultura

​U mbajt Festivali i Bukës në fshatin Ostrets

Më: 27 maj 2023 Në ora: 17:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë se 43 pjesëmarrës morën pjesë në Festivalin e Bukës të mbajtur të shtunën në fshatin tregtar të Ostrets të Bullgarisë. Nisma e një natyre konkurruese u zhvillua nën sloganin "Askush nuk është më i madh se buka" [thënie popullore bullgare] dhe tërhoqi dhjetëra gastronom.

Festivali i Bukës u mbajt për herë të parë këtë vit. “Jo rastësisht të moshuarit thonë – nëse ka bukë e kripë, atëherë ka gjithçka”, komentojnë vendasit.

Gara u organizua në tri kategori dhe morën pjesë vendas, dhe pjesëmarrës tjerë nga fshatrat përreth dhe pothuajse nga e gjithë komuna e Targovishtes. U prezantuan prodhimet e bukës karakteristike të rajonit, si dhe bukë tipike të grupeve të ndryshme etnografike - banitsa, tutmanik, bukë rituale, dhe pogaça.

"Pjesëmarrësit janë munduar shumë, kanë bërë punë dhe kreativitet. Na e kanë vështirësuar shumë përzgjedhjen, do të ketë shumë konkurrencë", tha për gazetaren e BTA, anëtarja e jurisë, Ivelina Ilieva. Në jurinë që vlerëson produktet dhe gatimet e paraqitura të bukës ishin edhe specialistët Mariyan Churchev dhe Svetlana Ivanova.

Organizatorët ndanë çmime për fituesit dhe certifikata për të gjithë pjesëmarrësit.

Valltarët nga Klubi Omaya në Targovishte performuan valle folklorike, performanca të këndimit u prezantuan nga grupi Vabelchanki, gjithashtu morën pjesë edhe amatorë nga fshatrat fqinjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat