Qendisje mbi gjethe/ Njihuni me artizanen shqiptare që bën punimet të rralla në Itali

Kultura

Qendisje mbi gjethe/ Njihuni me artizanen shqiptare që bën punimet të rralla në Itali

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Mentie Ruçi është shqiptarja e apasionuar pas qendisjes. Ajo ndryshe nga të tjerët qendis mbi gjethe. Në një lidhje me Skype nga Italia për “ABC e Mëngjesit”, Mentia tregoi se ky pasion i nisi gjatë periudhës së pandemisë, në mënyrë që të motivonte njerëzit në atë moment të vështirë.

Megjithatë, ajo theksoi se qendisjen me penj e ka dhe në gjak, pasi gjyshja dhe mami i saj janë shumë tradicionale dhe vazhdojnë të qendisin ende.

Vazhdoj të them që me gjethet kam një lidhje shumë të veçantë që kur isha fëmijë, i dashuroj ato. Ideja që të qendisja më lindi gjatë periudhës së pandemisë, pasi ishte një kohë shumë e vështirë. Ishte trendi i momentit këtu, që vizatonin në gur dhe shkruanin diçka pozitive, fjalë motivuese dhe i linin në cep të rrugës, dikush i gjente dhe një buzëqeshje krijohej. Unë vazhdova të qendis disa fjalë, të cilat i lija jashtë mureve të shtëpisë. Por kurioziteti i njerëzve ishte i madh dhe unë vazhdova të bëja gjëra më tepër dhe më të komplikuara. Pash që gjethet rezistonin dhe kështu vazhdova.

Unë jam rritur me penjë në familje, gjyshja dhe mami, trikot vazhdojnë t’i bëjnë akoma me penj. E kemi në gjak”, rrëfeu Mentia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat