Teatri i Operas i përgjigjet Afezollit: Nuk mohojmë punën e dirigjentëve shqiptarë

Kultura

Teatri i Operas i përgjigjet Afezollit: Nuk mohojmë punën e dirigjentëve shqiptarë

Më: 21 janar 2024 Në ora: 12:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Intervista e drejtoreshës së përgjithshme të TKOBAP për News 24, Abigeila Voshtina, ka ngallur reagime në komunitetin artistik.

Pos emërimit të dy drejtorëve artistikë italianë, për Operan dhe Baletin, një pjesë e intervistës së saj mbi dirigjentët është pritur me rezerva. Një ditë më parë Petrika Afezolli reagoi mbi një pjesë të intervistës së Voshtinës sa i takon dirigjentëve në Shqipëri.

Afezolli shkroi se “pa ndonjë argument, Voshtina tha se SHQIPËRIA NUK SHQUHET PËR DIRIGJENTË TË AFTË!”.
Një ditë më pas, teatri i Operas përmes një reagimi shprehet se fjalia e Voshtinës është nxjerrë nga konteksti dhe se vetëm gjatë këtij viti janë kujtuar emra të njohur të muzikës shqiptare. Më poshtë reagimi i plotë.

Reagimi:

Kjo eshte nje fjali e nxjerre nga konteksti. Drejtoresha eshte pyetur pse dy drejtore te huaj, dhe duke treguar arsyen perse zgjodhi Jacopon si drejtor artistik, po tregonte edhe se deshironte nje dirigjent si drejtor artistik.

Absolutisht qe nuk mohohet puna e deritanishme dirigjenteve shqiptare.
Vetem gjate ketij viti, jane perkujtuar dhe nderuar disa kompozitore e dirigjente te rendesishem shqiptare, me nje kontribut te pa zevendesueshem, si Rifat Teqja, Simon Gjoni, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Aleksandër Peçi, etj.

Ajo qe drejtoresha ka thene eshte se ne kete moment, Teatrit i duhet te kaloje ne nje tjeter nivel. Nuk duhet të kënaqemi nga ajo që kemi arritur, por duhet të shohim përpara, duke vleresuar punen e bere deri tani, sic edhe Teatri ka bere. Dhe e verteta eshte se Shqiperia, nuk ka patur asnjehere dirigjente te permasave evropiane, qe te kene zhvilluar karrieren e tyre ne teatrot e medha evropiane. Kemi patur tenore, soprano, instrumentiste etj. Por jo ditigjente. E verteta eshte e vertete.

Jacopo si dirigjent, ka nje karriere nderkombetare, qe nuk krahasohet me asnje dirigjent shqiptar. Dhe eshte fat per dirigjentet shqiptare, qe te shkembejne eksperienca me te, te permiresohen, dhe te ecin perpara, duke qene me mendjehapur dhe duke mesuar nga nje personalitet i tille i dirigjimit evropian, qe vazhdon te kete nje karriere te shkelqyer dhe te jete i kerkuar nga Teatri prestigjoze evropiane. Nese vetekenaqemi me ate qe eshte bere deri tani, nuk do te mund te ecim perpara. Ky eshte nje parim ne punen tone deri tani.

Pra edhe njehere, konteksti i kesaj deklarate ishte se duhet nje dirigjent i perpasave evropiane, qe ne Shqiperi ENDE nuk e kemi. Prania e Jacopos ketu, eshte nje hap i rendesishem, qe edhe dirigjentet e rinj shqiptare duhet ta shfrytezojne, dhe te arrijne te behen kompetitive jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Evrope, duke mesuar nga eksperienca e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat