Nuk ka vend më t' bukur
Dhe më t’ pasur n ‘Ballkan
Se Shqipëria
Me det, fusha, male
Ari, krom
Dhe banorë
Që punën
E kanë pasion
N ‘zemër dhe shpirt
Por varfëria
I ka ndjekur historikisht.
Zhvillimin e Shqipërisë
Dhe t ‘ardhmen
E popullatës t ‘saj
E kanë rrënuar
Politikanë hajna
Dhe t ‘korruptuar .
Që nga mbreti Zog
E gjerë me sot
Pasuritë natyrore
T ‘Shqipërisë
Floririn
Dhe pasuritë tjera kombëtare
I kanë përvetësuar
Për veti bosat politikë
Duke varfëruar
Popull dhe shtet
Atdheun e shenjtë
T' Gjergj Kastriotit -Skënderbeut
Sot Shqipëria
Vendi më i pasur n ‘rajon
Ka popullatën më t ‘varfër
E cila për shkak t ‘varfërisë
Për çdo ditë
E lëshon vendin e vetë
Duke e shpopulluar
Shqipërinë
Vendin më t ‘bukur
Dhe më t’ pasur n ‘rajon.
Tani edhe Kosova
Pas çlirimit
Është duke e përjetuar
Si Shqipëria
T ‘njëjtin fat
Politikanët e saj
Ia kanë vjedhur pasuritë
Për shkak t ‘varfërisë
Mase gjysmë milioni
E kanë lëshuar Kosovën
Kanë ikur n ‘perëndim
Me lot n ‘sy
E mallëngjim n ‘shpirt
Për Kosovën e tyre t ‘dashur
Për çlirimin e t’ çiles
Nga mizoritë
E sundimit Serbo-Jugosllav
Është derdhur një det gjak.