Kronika e Ngjarjes se sotme me 3 gusht 2024 ne Binçë te Vitisë:
Ngjarja e sotme festive u shënua me një meshë të shenjtë dhe me ceremoni festive dhe liturgjike në Kishën e "Shën Ndout" në Binçë te Vitisë, ku morën pjesë ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, besimtarë të shumtë dhe miq e dashamirë të afërt të Don Fran Sopit (nga Binça, Stublla, Kabashi, Letnica e Karadakut, Klina, Zllakuqani, Budisalci i Lugut te Drinit dhe treva e Llapushes, Bistazhini, Gjakova Prizreni, Peja, Prishtina etj.) i cili ne Kishën e Binçës e shënoi Jubileun e Artë te meshtarisë se tij.
Mesha e Shenjtë:
Mesha shenjte e kësaj ngjarje festive e datës 3 gusht 2024 është udhëhequr nga don Fran Sopi e bashkremtuar nga don Viktor Sopi (drejtor i Caritasit të Kosovës), msgr. dr. Lush Gjergji, don Frrok Zefi (famullitar i Kishës së "Shna Nout" në Binçë dhe studiues i mirënjohur), don Lenc Sopi (dekan i dekanatit të Pejës e famullitar i Pejës), dr. don Mikel Sopi (famullitar në Feriza), don Shan Zefi (famullitar i Prishtinë, don Nikson Shabani (famullitar në Vijenë të Austrisë),don Marjan Demaj (famullitari Stubllës), don Tomë Karrica (famullitar i Zymit), don Agim Qerkini (famullitar i Prishtinës), don Lush Sopi (famullitar i Bistazhinit), pater Anton Nua, don Nue Ballabani, don Anton Ukaj, don Pashk Dani, don Izidor Llukiq, don Albert Kristaj, don Kristë Gjergji, don Fatmir Koliqi, don Marjan Uka-Shiqeri, etj., etj.
Don Viktor Sopi në pretkun e tij solemn eukaristik te sotëm shprehu falënderimet e tij ndaj Zotit për të gjitha bekimet dhe mbështetjen e marrë gjatë gjithë këtyre viteve të shërbimit. Në homelinë e tij, ai ndau momente nga karriera e tij meshtarake, duke përmendur sfidat dhe gëzimet që kanë shoqëruar këtë rrugëtim të gjatë. Pikërisht veç tjerash tha: Dom Fran Sopi është pasardhës i martirëve të Binçës; i frymëzuar nga shembulli, sakrificat dhe heroizmi i tyre, ai arrinte që t'i kuptonte besimtarët dhe nevojat e tyre. Ishte dhe mbetet një meshtar i denjë në shërbim të Zotit dhe të popullit. Ishte dhe mbetet një predikues i dalluar i fjalës së Zotit, një mësues dhe edukator, një bari i vërtetë që e ndante me popullin e tij çdo çast gëzimi apo pikëllimi. Për nevojat e popullit që i ishte besuar këtij meshtari të zellshëm në Klinë, ai nisi ndërtimin e Kishës së “Zojës së Këshillit të Mirë”. Gjithmonë e kishte vizionin, besimin dhe sigurinë se Shqipëria komuniste një ditë do të ndryshonte drejtim dhe atje përsëri do të rikthehej liria e fesë. I prirë nga vështirësitë e besimtarëve dhe i frymëzuar nga paraardhësit tanë, megjithëse në kushte shumë te disfavorshme (duke e kujtuar edhe sistemin antifetar që e kishim), me guxim dhe largpamësi, fillove me ndërtimin e kishës madhështore kushtuar Pajtores tonë kombëtare, Zojës së Këshillit të Mirë. Deri në përfundimin e saj, nuk të trembi as nuk të luhati as pushteti i egër anti kishtar, duke i tejkaluar barrierat e shumta. Dhe sot aj monument po i dhuron hijeshi dhe krenari Klinës, gjithë Lugut të Drinit dhe dioqezës tonë tha në mes tjerash në pretkun e eukaristisë shenjtë don Viktor Sopi.
Me një fjalë rasti (ne fund te meshës) është paraqitur edhe imzot Dodë Gjergji ipeshkëv i Kosovës, i cili veç tjerash tha se: Në këto 50 vite të shërbimit të tij të devotshëm të don Fran Sopit, ne shohim një jetë të mbushur me përkushtim, sakrificë dhe dashuri vetëflijuese. Ai, sikurse edhe të gjithë meshtarët e kësaj gjenerate, që kanë festuar këtë jubile vitet e fundit apo do të festojnë vitet që vijnë, ka qenë një dëshmi e gjallë e vuajtjeve, një dritë në kohë të errëta dhe një burim shprese për mbarë popullin. Për secilin prej nesh, ai ka shërbyer me guxim, duke shpallur dhe dëshmuar të vërtetën, duke mbetur besnik ndaj "atdheut dhe fesë" gjatë periudhës më të vështirë të historisë së re të popullit tonë. Ato ishin vite të ideologjisë komuniste, të regjimit të dhunshëm shtetëror dhe e luftës për mbijetesë të popullit tonë. Edhe Don Frana, së bashku me të tjerët, me shumë sakrifica është përpjekur të mbajë gjallë fenë në Zemrën e popullit të Zotit, të ndihmojë të varfrit, që uria të mos i detyronte të dorëzoheshin para regjimit, dhe të mbante gjallë shpresën në zemrat e besimtarëve që kisha ia kishte besuar. Për këtë arsye, sot meriton që t'i shprehim ndjenjën tonë më të thellë të falënderimit për jetën e dhuruar në shërbim të Zotit, kishës dhe popullit tha imzot Gjergji i cili në emër të Shenjtërisë së Tij-Papa Françesku i ndau një mirënjohje në Jubileun e tij të Artë të meshtarisë të protokollar dhe nënshkruar nga Sekretari i Vatikani nga Kardinali Pjetro Parolin ku shkruan: Shenjtëria Tij Papa Françesku i drejton një urim të veçantë të nderuarit DON FRAN SOPI i cili, me mirënjohje të thellë ndaj Zotit, kujton 50-vjetorin e Shugurimit Meshtarak, në Kishën e Shna Ndout të Padovës, në Binçë, si edhe bashkohet shpirtërisht me lavdin e tij lartuar Hyjit për shërbesën e frytshme kryer me zell të madh baritor. Ati Shenjtë, duke siguruar lutje që Zoti ta mbushë me hire të bollshme dhe me ngushëllime qiellore për t'i përngjarë gjithnjë e më plotësisht Krishtit Meshtar, kërkon për të mbrojtjen amtare të së Lumes Virgjër Mari dhe, me gjithë zemër, i jep Bekimin e dëshiruar Apostolik, të cilin, me dëshirë, e shtrin mbi bashkëvëllezërit e tij, mbi familjarët, njerëzit e dashur dhe mbi të gjithë ata që i janë besuar kujdesit të tij meshtarak. Nga Vatikani, 1974-3 gusht - 2024. Kardinali Pietro Parolin Sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij.
Ndërsa në emër të familjes Sopi, foli nipi i don Fran Sopit, i cili e përshkroi në mënyrë veprimtarin shpirtëror dhe kombëtare të axhës se tij-don Fran Sopit, i cili veç tjerash tha: Të flasësh apo shkruash për jetën e bujshme të një meshtari siç është don Frana është vështirë, jo se nuk ke se çka të thuash, por pikërisht që ke aq shumë e nuk din kah t'ia fillosh. Mirëpo, do mundohem që në disa fjali së bashku, të përkujtojmë rrugën e gjatë dhe me sakrifica por shumë të suksesshme të meshtarit e birit tonë të dashur don Franë Sopi-t. Në atë kohë Kosova, populli shqiptarë në përgjithësi nga Lugu i Drinit (siç quhet ajo zonë ku shërbente don Frana) shumë nevojë për meshtar dhe infrastrukturë kishtare. Don she një përkushtim të madh që nga fillimi, me dashuri me një natë e ditë duke iu shërbyer besimtarëve, si në n u ndalë nate, pastoral, mësim besimet te cilat i kryente në një hapësirë apo territor shumë të gjerë të qenë sa më afër besimtarëve, që këtyre t'iu ofroi sa më Zotin dhe të ofrohen mes veti si vëllezër e motra, rreth tra Zotit, ai me këmbëngulje dhe vendosmëri filloi të punoi krahë shpirtërore të besimtarëve edhe në lëmin e ndërtime përgatitjen dhe ndërtimin e infrastrukturës kishtare të Kosovës, kështu që këtu mund të cekim vetëm disa objekte të cilat falë meshtarit tonë të përkushtuar u ndërtuan gjatë Tij meshtarake. Ndihmoi ndërtimin e Kishës në Bistazhin, Ndihmoi një kapelë në fshatin Deiç të Klinës, - Kishën në Dobërdol të Klinës. Ndërtoi kuvendin e Kishës apo shtëpinë famullitare në Klinë, Ndërtoi Kishën në Klinë, një ndër kishat më të bukura të Kosovës të cilën edhe e quajnë “Bukuroshja e Kosovës", apo besimtarë të Klinës që dëgjojmë e quajnë edhe "Kisha e don Franë Sopit". Ndërtoi kompanjelin e Kishës së Shën Katarinës, në Pejë, Ndihmoi, mbikëqyrë dhe udhëheq ndërtimin e Kishës në Kuqishtë të Rugovës, e shumë e shumë objekte tjera si kapela e varreza etj., tha nipi i don Fran Sopit.
Pak para përfundimit te meshës së shenjtë, ishte publicisti Lekë Mrijaj nga famullia e Klinës, i cili e mbajti një fjalë rasti në shenjë falënderimi, ku e përgëzoi don Fran Sopin, i cili foli për kontributin dhe shërbimin e tij të gjatë dhe të përkushtuar duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen dhe dashurinë e treguar ndaj tij gjatë atyre viteve ndaj edhe veç tjerash tha: “Sot, në këtë event Jubilar jemi mbledhur ne këtë Kishë shenjtë për të nderuar një figurë të jashtëzakonshme, një njeri që e ka përkushtuar jetën e tij për t'i shërbyer Zotit, grigjës dhe popullit të Tij. Pra, me: Dashuri, Përkushtim dhe Sakrificë. Është një privilegj i madh për mua të jem pjesë e këtij momenti të veçantë në Jubileun e Artë të 50 vjetorin e meshtarisë së don Fran Sopit dhe para jush, qe të kem mundësinë të shpreh mirënjohjen e thellë që të gjithë ne e ndiejmë për ish famullitarin e parë historik dhe Alfa dhe Omega e famullisë "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË" në Klinë. I dashur don Fran, qe nga shugurimi juaj në misionin tuaj meshtarak për 50-të vite me radhë e deri me sot, në çdo hap të rrugës suaj keni dëshmuar se çfarë do të thotë të jesh një meshtarë i denjë dhe i vërtetë i Zotit dhe Kishës katolike në përgjithësi. Vërtetë keni qenë dhe mbeteni një burim frymëzimi, në mbështetje te palodhur për ata që janë në nevojë dhe një udhërrëfyes shpirtëror që na ka ndihmuar të gjejmë udhën tonë nëpër sfidat e jetës. Ndërhyrjet tuaja të palodhura në kataklizmat dhe jetën e komunitetit tonë në periudhat e paraluftës pra, kohës se komunizmit dhe okupimit serb dhe periudhës se luftës, dhe pas luftës, kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme tek ne, qe do te thotë se kanë ndikuar pozitivisht në jetët e shumë njerëzve te grigjës suaj. Ndaj në emër timin personal dhe të familjes, ju falënderoj për përkushtimin veprimtarinë dhe për sakrificat tuaja të dhëna në dimensione të ndryshme. Jeni dhe mbeteni një shembull i gjallë i dashurisë dhe i mirësisë që vet Zoti na kërkon ta tregojmë ndaj njëri-tjetrit. Jeni një meshtarë, një mik dhe një udhëheqës që ne të gjithë e vlerësojmë dhe e respektojmë përshpirtërinë dhe veprimtarin tuaj madhore shumëdimensionale. Falënderimet tona nuk mund të përmblidhen në fjalë, por pak a shumë me këtë përmbledhje simbolike më sipër dëshiruam të ju tregojmë një pjesë të vogël të asaj, që ndjejmë për ju e qe për Klinën dhe lugdrinasit mbetësh një lidership shpirtëror dhe karizmatik. Kjo mirënjohje qe unë do ju dhuroj pas përfundimit të fjalës së rastit është një shenjë e përulësisë dhe respektit tonë për çdo gjë që keni bërë për famullinë e Klinës, Lugun e Drinit e Dioqezën e Kosovës, dhe pa ndalë vazhdoni të bëni të njëjtën gjë edhe aktualisht si meshtarë në famullin e Pejës së Dukagjinit. Don Fran, ju lutemi pranoni këtë mirënjohje modeste si një shenjë të falënderimeve tona të përzemërta dhe të dashurisë së sinqertë që ndiejmë për ju. Zoti qoftë gjithmonë me ju dhe ju dhëntë forcë dhe paqe në misionin tuaj të shenjtë”, tha ne fjalën e tij te rastit publicisti Mrijaj nga Klina. Ndaj ne fund te fjalës se tij për kontributin e tij madhor te don Fran Sopit, dhënë ne themelim të famullisë se tij-Klinës, ndërtimin e Kishës ‘Zoja e Këshillit të Mirë” ne Klinë edhe i dhuroi një mirënjohje modeste ne emrin e tij dhe te familjes ku shkruan: “MIRËNJOHJE FAMILJARE -Ne shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në Famullinë “Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë dhe në 50 vjetorin e meshtarisë së tij jepet: Për: “Don Fran Sopin, frymëzues dhe shpërndarës i dashurisë hyjnore”. Klinë 3 gusht 2024 - Nga: Lekë Mrijaj më bashkëshorten Vjollcën dhe fëmijët“.
Njëkohësisht edhe famullitari i Kishës se “Shna Ndout”, don Frrok Zefi ne mes tjerash tha: Don Fran Sopi, ka lindur në Binçë, nga prindër të devotshëm dhe përshpirtshëm, Tade dhe Alfe Sopi. Ai rrjedh nga një familje me vlera të larta fetare e kombëtare, nga një familje martire për fe e atdhe. Qysh në moshë të njomë, ai e ndjeu thirrjen e Zotit për t’u bërë meshtar, dhe këtë thirrje e ndoqi, e zbatoi, e jetoi dhe shërbeu me përkushtim për disa dekada në Lugun e Drinit. Me sjelljen, afërsinë, dashamirësinë, përzemërsinë, dashurinë dhe përkushtimin e tij në shërbim të Zotit dhe të popullit ka lënë e po lë gjurmë të pashlyera, të mëdha dhe me vlerë të çmuar fetare e kombëtare. Si intelektual, veprimtar i dalluar, punëtor në vreshtin e Zotit, dhe me shembullin e tij jetësor në përshpirtëri, zemërgjerësi, bujari, si mësues e predikues, si edukator i gjeneratave të tëra, me një natyrë të ngrohtë shpirtërore, e me të gjitha tiparet e trashëguara në rend të parë nga familja, e bënë këtë meshtar shumë të dashur dhe të afërt për besimtarët dhe gjithë popullin pa dallim, pavarësisht se ku shërbeu e ku po shërben për vite të tëra në trojet e lashta dardane e martire shqiptare. Don Frani, i kalitur, i rritur dhe i edukuar në një familje shumë anëtareshe me prejardhje martire, familje të përshpirtshme, të ndershme e me vlera të larta kombëtare e fetare ka pasur dhe ka ideal Jezu Krishtin dhe “Martirët e Karadakut”, paraardhësit e tij. Krejt ne fund don Fran Sopi e falënderoj Zotin dhe popullin e tij qe e ka përcjellur gjatë jetës se tij meshtarake si dhe don Frrokun, motrat e nderit për organizimin dhe dekorimin e zbukurimin e këtij Jubileu festiv te tij, si dhe një falënderim te veçante e bëri për nipin e tij si dhe e falënderoj ipeshkvin dhe meshtarët e pranishëm ne meshën shenjte. Zoti ua kthefte me te mirat e veta don ne fund te fjale se tij-don Fran Sopi.
Ceremonia Festive:
Pas meshës, një ceremoni festive qe u mbajt në Restorant “Jozefi” ne Binçë, të pranishmit patën mundësinë të urojnë personalisht Don Franën dhe të ndajnë momente të veçanta me të. Ceremonia festive e organizuar nga familja Sopi. Atmosfera ishte e ngrohtë dhe festive, duke reflektuar respektin dhe dashurinë e komunitetit për të. Në ceremoninë festive, u shërbyen ushqime tradicionale dhe u mbajtën fjalime të njëpasnjëshme nga shumë të pranishëm që ndanë kujtime dhe përvoja të veçanta me don Fran Sopin.
Familja, Lindja, Shkollimi, Misioni, Arritjet dhe Përkushtimi i tij:
Don Fran Sopi rrjedh nga familja Sopi - babai Tadej dhe nëna Alfe. I lindur me 20 korrik 1946 në fshatin Binçë të Vitisë. Don Frana, pasi e përfundoi ciklin e ulët fillor, ai, e vazhdoi dhe e kreu suksesshëm Gjimnazin Klasik në Gjokovo dhe studimet Universitare te Teologjisë në Cazin të Kroacisë. Me ç’rast menjëherë pas përfundimit të Teologjisë më 3 gusht 1974, është shuguruar në Kishën e "Shna Nout" në Binçë të Vitisë, i cili është meshtari i parë historik që është shuguruar në këtë Kishë të shenjtë. Gjatë 50 viteve të meshtarisë së tij, Don Frana ka treguar një përkushtim të pashoq në shërbim ndaj Zotit, komunitetit dhe popullit të tij. Duke e nisur misionin e tij në famullinë e Prizrenit e Bistazhinit të Gjakovës dhe vazhduar misionin në Zllakuqan të Klinës. Më 1 janar 1983 është emëruar famullitar i Klinës, i cili edhe e themeloi famullinë e re të Klinës, Kuvendin e famullisë, ndërtoi shtëpinë dhe zyrën famullitare, bëri ndërtimin e Kishës "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë dhe ka trefishuar truallin e Kishës së Klinës, bëri ndërtimin e Kishës "Të Ngriturit të Zojës në Qiell" në Dobërdol të Klinës, bëri ngritjen e Kryqit madhor në kuadër të 350 vjetorit të vdekjes së imzot Pjetër Bogdanit dhe 300 vjetorin e varrezave të Kryshevë të Vogël të Klinës etj. Njëkohësisht vlen te potencohet se ai, për 50 vjet të meshtarisë ka celebruar mijëra mesha (edhe ne mërgatën shqiptare-Evrope, Amerike etj.), ka pagëzuar, kunguar mijëra e mijera fëmijë dhe besimtar, ka përgatitur shumë kurora martesore, ka kurorëzuar shumë çifte në martesë, dhe ka ndihmuar të panumërt njerëz në momente të vështira të jetës së tyre. Përkushtimi i tij është dëshmuar në çdo aspekt të jetës së tij si një meshtar i kompletuar, duke shërbyer me dashuri, përulësi dhe devotshmëri të plotë ndaj Kishës dhe njeriut vëlla etj.
Mbyllja:
Jubileu i 50-të i meshtarisë së Don Franës ishte një moment i rëndësishëm për dioqezën e Kosovës, duke reflektuar dedikimin dhe përkushtimin e tij për shërbimin ndaj Zotit dhe njerëzve. Ne në kuadër të këtij Jubileu don Franës, famullitarit historik të parë të famullisë së Klinës, nga zemra i urojmë shëndet të mirë dhe shumë vite të tjera të frytshme në shërbim meshtarak. Në fund të meshës besimtarët dhe miqtë e don Fran Sopit, realizuan një foto dhe biseda dhe evokime të përbashkët.