Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” fiton çmim në një festival filmi në Itali

Kultura

Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” fiton çmim në një festival filmi në Itali

Më: 29 mars 2025 Në ora: 23:16
Filmi “Krejt e thirrin Rexhën”

Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” i regjisorit Ibër Deari është shpërblyer me çmimin për Filmin më të Mirë në kategorinë ‘Meridiana’ të festivalit prestigjioz Bari International Film Festival në Itali.

Kështu ka njoftuar vet regjisori Deari, i cili ka thënë se janë të lumtur dhe krenarë për këtë çmim.

Postimi:

“Kjo kategori është e dedikuar për filma nga vendet e rajonit të Mesdheut dhe përzgjedhja jonë në mesin e veprave të tjera të fuqishme ishte një nder i madh.

Faleminderit jurisë, festivalit, publikut dhe të gjithë atyre që besuan në këtë film dhe në zërin që ai përfaqëson. Rroftë kinemaja!”, ka shkruar Deari në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat