“O njeri, o njeri mos harro nga ke ardhur, sepse ai ose ajo që harron nga ka ardhur, nuk e din se ku shkon”!

Kultura

“O njeri, o njeri mos harro nga ke ardhur, sepse ai ose ajo që harron nga ka ardhur, nuk e din se ku shkon”!

Nga: Sabahate Byci Më: 6 maj 2025 Në ora: 14:18
Autorja Sabahate Byci

Ja mu për këtë arsye i thura në jetë vargjet e lartë përmendura.!

Pra është ky një recital i Artistes sonë të madhe të popullit e Kombit tonë Shqiptarë, shoqja e ime shumë e vlerësuar dhe e dashur e ndjera Zonja Margarita Xhepa (gjithmonë u prehtë n ‘qetësinë e Parajsës).

Si sot më kujtohet që në një moment dhe në një formë krejt spontane e dashura Margarita na recitoi, pra mua me gjithë Zonjës së dashur të madhes Roza Anagnosti e Zonjës Tinka Kurti ( gjithashtu shoqe të mija të zemrës) Artiste të njohura të Dramaturgjisë dhe filmit, apo të Kinematografisë gjithë Shqiptare, si dhe të Irini Qiriakos Këngëtares së famshme, kur ishim në Kongresin e Grave në Bruksel - Belgjikë, vargjet e lartë cekura dhe në këtë moment thash t’i përdori edhe un në këto ditët e “vështira” politike e edhe ekonomike, të sotme, kur pothuaj se gati shumica e gjithë Shqiptarisë e ka humbur busullën e orientimit duke vrapuar për ta gjetur vetën sa më lartë dhe çdo kund veç se jo aty ku MëmAtdheut i nevojiten, në thellësinë e Shpirtit e Zemrës të Kombit, shumicës nëse ZEMRA E TYRE IU RRAHË ENDE SHQIP?!

Andaj, një apel gjithë atyre që dhimbjen e popullit tonë shqiptarë nga lufta e fundit e shk*ive kundër popullit tonë të Kosovës Dardanisë e kanë harruar edhe një herë, si më lartë po e përsëris recitalin e Shoqes së Shpirtit tim Margaritës;

„O njeri, o njeri, mos harro nga ke ardhur, se ai ose ajo që harron nga ka ardhur, nuk e din se ku shkon“?!!!

P.S.

„Parlamentarë të Republikës sonë Kosovë-Dardanisë për hatër dhe për të mirën e Mëmë atdheut bashkohuni🙏“.!

LAVDI POPULLIT, BURGOSJE HAJNAVE.

Sinqerisht Shpirtërisht

Sabahate Byci Autore

Dora vet.

01.05.2025 e Enjëte 08:55h

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat