Nis Festivali i Karnavaleve në Korçë/ 400 kostume, të ftuar nga jashtë vendit dhe qytetarë mbushin rrugët

Kultura

Nis Festivali i Karnavaleve në Korçë/ 400 kostume, të ftuar nga jashtë vendit dhe qytetarë mbushin rrugët

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 11:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Korça çel sot sezonin turistik me ediscionin e 18 të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një paradë plot ngjyra e aktivitete që dhurojnë një atmosferë të veçantë për të gjithë qytetarët.

Atmosfera festive ka pushtuar Korçën që nga orët e para të mëngjesit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se kjo festë kulmon me paradën e madhe që përshkojnë rrugën nga fabrika e Birra Korça deri te dy bulevardet kryesore.

Më pas do të jetë një karnaval party në sheshin e pazarit të vjetër.

Sipas organizatorëve janë 400 kostume, pra qytetarë të veshur siç i takon kësaj feste, që do të përshkojnë rrugët e qytetit. Ka edhe të ftuar nga Polonia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat