Një turist që po vizitonte një muze në Verona theu karrigen “Van Gogh” e cila është e mbuluar me kristale.
Karrigia është projektuar nga artisti italian Nicola Bolla dhe përshkruhet si “e brishtë”.
Megjithatë, turisti, ndërsa admironte veprën e artit, gjeti edhe mundësinë për të bërë një foto pasi nuk kishte persona të tjerë në dhomë.
Në video, një burrë dhe një grua pozojnë me karrigen në një dhomë të zbrazët. Ndërsa burri bën një foto të gruas, ajo përkulet përpara karriges për të krijuar iluzionin sikur është ulur mbi të.
Megjithatë, burri kur i erdhi radha për ti bërë foto gruaja vendosi të ulej, duke bërë që ajo të thyhej.
Pas incidentit, llogaritë e mediave sociale të muzeut lëshuan një deklaratë duke përshkruar situatën si "makth".
Falë riparuesve që bënë një punë fantastike dhe autoriteteve italiane që ndihmuan në përpjekjet e tyre, muzeu njoftoi se vepra shkëlqen përsëri.