Një sukses tjetër i shfaqjes ARKA në skenat ndërkombëtare

Kultura

Një sukses tjetër i shfaqjes ARKA në skenat ndërkombëtare

Më: 18 gusht 2025 Në ora: 11:17
Mentor Zymberaj

Kësaj radhe u selektua dhe u prezantua në edicionin XXI me radhë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës ACT ALONE në Sdrureryi, Islandë.
Një nga prezantimet e rralla të artit dhe kulturës në Islandë, ose më mirë të themi, pjesëmarrja e parë në skenën e këtij vendi.

Ky sukses vjen pas çmimit “Aktori më i mirë” në Festivalin ETNOFEST për aktorin Mentor Zymberaj dhe pas vlerësimit LAUREAT në Festivalin MOLDFEST në Kishinau të Moldavisë, si edhe pas shumë prezantimeve dhe çmimeve në festivale të tjera ndërkombëtare.

Image
Njoftimi

Mund të themi se shfaqja ARKA është duke vazhduar rrugën e sukseseve të shfaqjes ËNDËRRAT E HAMLETIT, e cila arriti suksese të shumta në botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat