Baleti i Kosovës në tetor sjell premierën “Bach Alaturka & Bolero”

Kultura

Baleti i Kosovës në tetor sjell premierën “Bach Alaturka & Bolero”

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

“Bach Alaturka & Bolero” do të jetë premiera e katërt e këtij viti nga Baleti Kombëtar i Kosovës. Provat për këtë shfaqje kanë nisur në bashkëpunim me koreografin e njohur  ndërkombëtar, Mehmet Balkan.

Balerinët e BKK-së, kanë filluar punën me koreografin Balkan së bashku me asistenten e tij, Lale Balkan, dhe më 23 tetor 2025 do ta sjellin para publikut krijimin e ri dy-pjesësh “Bach Alaturka & Bolero”.

Mehmet Balkan është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Baletit Kombëtar të Kosovës tash e mbi 15 vjet.

Gjatë kësaj periudhe, ai së bashku me balerinët e BKK-së kanë ngjitur në skenë vepra të rëndësishme si “Lidhja”, “Dasma”, “Ngjyrat e Vallëzimit”, “Rite of Spring”, “Sisters” e shumë të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat