“Kthehu te nana” – një mesazh prekës nga artisti Pllumb Naçaj

Kultura

“Kthehu te nana” – një mesazh prekës nga artisti Pllumb Naçaj

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 15:22
Pllumb Naçaj

Ai është një artist me origjinë nga Kelmendi, por që jeton dhe vepron në Amerikë. Jo vetëm me aktivitetet kulturore-artistike që zhvillon atje, por edhe me projektet muzikore, nuk harron t’i këndojë atdhedashurisë si dhe temave e brengave shqiptare.

Siç mund ta dëgjoni dhe ta shihni në projektin e ri muzikor, artisti prek me zërin e tij teksa jep mesazhin e këngës “Kthehu te nana”.

Vargjet dhe muzikën i ka krijuar vetë këngëtari, orkestrimin Luan Dagistani, kamerën Julian Hysaj, montazhin Mimoza Brahusha, ndërsa në role në klip luajtën Rajmonda Marku dhe Viktor Therqaj.

Këngën mund ta dëgjoni në linkun më poshtë dhe ia vlen ta shijoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat