Gani Mustafë Bytyçi, nga fshati Kërvasari – komuna e Malishevës

Kultura

Gani Mustafë Bytyçi, nga fshati Kërvasari – komuna e Malishevës

Nga: Adem Bytyçi Më: 3 tetor 2025 Në ora: 10:31
Autori Adem Bytyçi

Ishte mësues i devotshëm.

Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore,

kur ndihej mungesa e mësuesve në Kosovë,

mësuesi Gani Mustafë Bytyçi

e përhapi dritën e dijes dhe arsimit

në vendet më të largëta të Kosovës.

Fshatarët e fshatrave Javor, Luzhnicë,

Pagarushë, Nishor dhe Kërvasari

akoma e mbajnë mend mësuesin Gani

dhe kontributin e tij në përhapjen

e dritës së arsimit dhe dijes,

në zhdukjen e territ të padrejtësive

në këtë fushë,

nga armiqtë e shqiptarëve

në mbeturinën shtetërore kroato-serbo-sllovene,

e cila bënte çmos për t’i asimiluar shqiptarët,

duke ua imponuar shkollimin

në gjuhën serbo-sllave.

Mësuesi Gani Mustafë Bytyçi

punoi ditë e natë, pa u lodhur,

për ta zhdukur tabun dhe për ta bindur popullatën

për shkollimin dhe emancipimin e femrës

si njëri ndër kushtet bazë

për zhvillimin dhe përparimin e kombit.

Në epitafin e varrit të mësuesit Gani Bytyçi shkruan:

“Unë po ndërroj jetë,

po u lë këtë amanet:

Kushtoni rëndësi arsimit nëse ia doni të mirën kombit dhe atdheut.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat