Një zë i tillë është i errët,
po aq sa ishte terrori i Millosheviqit
për spastrimin etnik të Kosovës
nga popullata autoktone shqiptare,
më e vjetra në Gadishullin Ilirik.
Ky është i njëjti zë,
Halil Matoshi,
që thoshte të formohet kombi kosovar—
një thirrje kjo kundër
interesave imediate të kombit shqiptar.
Kundër të drejtës së votës së Mërgatës
janë ato parti politike,
të cilat e synojnë pushtetin në Kosovë
sa më pak shqiptarë.
Dt. 25.11.2025, Hannover – Gjermani