Anës së lumenjëve të Fan Nolit për katër liberatorët e Kosovës

Kultura

Anës së lumenjëve të Fan Nolit për katër liberatorët e Kosovës

Nga: Gjekë Gjonlekaj Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Keto ditë ndërsa bota shqiptare po përgaditet për festën e pavarësisë së Shqipërsë dhe festat e Falenderimeve të Amerikës, vëllazërit tonë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës po dergjen në burgun famkeq të Hagës. Në Shtetet e Bashkuara tanimë kanë filuar festimet e fundit të nëntorit, ku po marrin pjesë qindra shqiptaro-amerikanë, duke kënduar e hedhur valle thua se në botën shqiptare nuk ka ndodhur gjë. Ndërsa liberatorët e Kosovës kanë për ta kujtuar këtë ditë të shenjtë në qelitë e asaj kështjelle famëkeqe.

Arratisur, syrgjunosur
rraskapitur dhe katosur
po vajtonj pa funt, pa shpresë
anës elbës-s, anës spre-së
ku e lam' e ku na mbeti,
vaj-vatani e mjer mleti,
anës detit i palarë
anës dritës i paparë,
pranë sofrës i pabgrënë,
pranë dijes i panxënë,
lakuriq e dregosur,
trup e shpirt i sakatosur,

se  c'e shepneë derbederët,
mercenarët dhe bejlerët,
se e shtypnë jabanxhijtë,
se c'e shtrythnë fajdexhijtë,
se c'e pren' se c'e vranë,
C'e shkretuan anëembanë,
nën thundrën e përdhunës
anës vjosës anës bunës,

Cirem , digjem i vrerosur,
sakatosur,carmatosur,
as i gjallë, as i varrosur,
pres një shenj' pres'një dritë,
se c'u tera , se c'u mpaka,
se c'u cora se c'u mplaka,
lark prej vatrës dhe prej punës,
aneës së rinit, anës tunës,
Cakërdisur, batërdisur,
përpelitur dhe zalisur,
ëndëronj pa fund pa shpresë,
anës elbë-s anës spree-së

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat