Kroni Pula, përfaqësuesja e Shqipërisë në Junior Eurovision 2025/ Ja si mund ta votojnë shqiptarët që sonte

Kultura

Kroni Pula, përfaqësuesja e Shqipërisë në Junior Eurovision 2025/ Ja si mund ta votojnë shqiptarët që sonte

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 19:16
Vogëlushja Kroni Pula

Vogëlushja Kroni Pula, që interpreton këngën “Fruta Perime” do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision 2025. Ajo do të ngjitet mbrëmjen e nesërme në skenën e festivalit europian të këngës për fëmijë.

Ndonëse performon nesër, shqiptarët kudo që janë mund ta mbështesin Kronin duke nisur nga sonte në orën 21:00. Në faqen zyrtare të Junior Eurovision do të publikohet linku i votimit, ku çdo person mund të votojë për 3 këngët e preferuara.

Linku ku mund të votohet: https://vote.junioreurovision.tv/ 

Linku i votimit mbyllet në momentin që nis festivali. Pas përfundimit të konkurrimit, votimi rihapet për 15 minuta të tjera, ku do të jetë sërish e mundur të votohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat