Çanakalasë, atje ku shqiptarët e Kosovës derdhin gjakun e tyre të njom

Kultura

Çanakalasë, atje ku shqiptarët e Kosovës derdhin gjakun e tyre të njom

Nga: Adem Bytyqi Më: 25 janar 2026 Në ora: 12:42
Adem Bytyqi

Po t’i referohemi historisë,
nuk ka asnjë popull në botë
që ka vuajtur më shumë
ndër shekuj
se populli shqiptar.

Në luftën e Çanakalasë
kanë flijuar jetën
shtresat më të dhimbshme
të kombit shqiptar,
të cilët kurrë më
nuk u kthyen në Kosovë,
lanë pas shumë nëna,
baballarë, fëmijë dhe gra,
me dhimbje në shpirt,
me vaj në buzë
dhe me mallëngjim
përjetësisht për ta.

Edhe sot e kësaj dite,
emrat e tyre të skalitur në gurët e varrit atje
mbajnë dhimbjen, dashurinë
dhe mallin e pashuar në shpirt,
për Kosovën, për nënat, baballarët, nusët, fëmijët,
bjeshkët kreshnike
dhe bukuritë magjepsëse të Kosovës,
të cilat nuk i panë më kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat